E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Libri me titull: Sprachliche Einflüsse des Deutschen auf das Albanische: Deutsche Entlehnungen im albanischen Wortschatz (Ndikime gjuhësore të gjermanishtes në shqip: Huazime gjermane në leksikun e shqipes) është libri i tretë me radhë i autorit botuar në gjermanisht dhe nga shtëpi botuese gjermane.
Gjermanizmat nė gjuhėn shqipe










Doli nga shtypi libri më i ri i dr. Izer Maksutit, mësimdhënës në Degën e gjuhës dhe letërsisë gjermane si dhe dekan i Fakultetit Filologjik në Universitetin Shtetëror të Tetovës.

Libri me titull: Sprachliche Einflüsse des Deutschen auf das Albanische: Deutsche Entlehnungen im albanischen Wortschatz (Ndikime gjuhësore të gjermanishtes në shqip: Huazime gjermane në leksikun e shqipes) është libri i tretë me radhë i autorit botuar në gjermanisht dhe nga shtëpi botuese gjermane.

Ky libër u botua nga kjo shtëpi botuese: http://www.vdm-verlag.de. Botimet e kësaj shtëpie botuese gjenden gjithandej në botën gjermanofone (Gjermani, Austri e Zvicër), si dhe në SHBA e Britani të Madhe dhe mund të sigurohen në të gjithë botën në shumë librari, si dhe mbi 3.000 Online-Shops përmes amazon.de, libri.de, buecher.de, buchkatalog.de etj.

Para një viti u botua edhe një libër tjetër i dr. Izer Maksutit me titull: “Internationalismen im Albanischen. Eine kontrastive Untersuchung unter besonderer Berücksichtigung des Alltagswortschatzes: Albanisch, Deutsch, Englisch, Französisch" (Ndërkombëtarizmat në shqip - një studim kontrastiv me vështrim të veçantë të leksikut të përditshëm në shqip, gjermanisht, anglisht dhe frëngjisht) nga një shtëpi botuese me famë në Gjermani.
Izer Maksuti

Shtëpia botuese (Der Südwestdeutsche Verlag für Hochschulschriften, http://www.svh-verlag.de/) boton vetëm disertacione, punime habilitimi dhe hulumtime të nivelit të lartë.

Çdo vit, më shumë se 25 000 akademikë në hapësirën gjermanofone hartojnë punime të tilla. Kjo shtëpi botuese përzgjedh studimet më të mira dhe i boton ato. Edhe interesi i shkencës dhe sipërmarrjeve për këto rezultate aktuale të hulumtimit është i madh.

Dr. Izer Maksuti është po ashtu bashkëbotues i librit me titull: Die Albaner in der Republik Makedonien. Fakten, Analysen, Meinungen zur interethnischen Koexistenz. (Shqiptarët në Republikën e Maqedonisë. Fakte, analiza dhe mendime mbi koegzistencën ndëretnike).

Wien, Berlin: LIT Verlag 2006. (Wiener Osteuropa Studien, herausgegeben vom Österreichischen Ost- und Südosteuropa-Institut, Bd. 23). Ky është libri i vetëm mbi shqiptarët e Maqedonisë botuar në gjermanisht dhe nga shtëpi botuese gjermane.

Publikuar: 25.06.2010 | 07:32
Lexuar: 602 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime