E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Duke vlerësuar projektin për adresarin e ri si mjaft të rëndësishëm, Rama bëri të ditur se "ky projekt është bërë falë një bashkëpunimi me Akademinë e Shkencave dhe një grup njerëzish, duke emëruar çdo rrugë bazuar mbi kriterin historik dhe duke ruajtur traditat".
Bashkia e Tiranės prezanton adresarin e ri tė kryeqytetit






Gjergji Mima

- Kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama prezantoi sot adresarin ri të kryeqytetit në bazë të të cilit, do të vendosen tabela me numrin e rrugëve, apartamentit apo njësisë përkatëse, ndërsa sistemi i adresave do të jetë mjaft i thjeshtë për t'u përdorur nga qytetarët.

Duke vlerësuar projektin për adresarin e ri si mjaft të rëndësishëm, Rama bëri të ditur se "ky projekt është bërë falë një bashkëpunimi me Akademinë e Shkencave dhe një grup njerëzish, duke emëruar çdo rrugë bazuar mbi kriterin historik dhe duke ruajtur traditat".

Sipas Ramës, "Sistemi është i thjeshtë dhe interaktiv. Në përfundim të këtij procesi, që do të jetë viti 2011, adresari do të jetë në dispozicion të çdo qytetari, i cili vetëm nëpërmjet emrit, mund të gjejë adresën e çdo personi në Tiranë".

Kryebashkiaku Rama i bëri thirrje qytetarëve të Tiranës të bashkëpunojnë në këtë proces duke plotësuar formularin e vendbanimit, pasi kontributi i gjithsecilit është edhe suksesi i procesit

Publikuar: 25.06.2010 | 21:08
Lexuar: 718 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime