Eshte padyshim perla e jugut shqiptar. Per te gjithe vizitoret, ne cdo kohe te vitit, sikunder do te shihni me poshte, perben nje oferte turistike, vertet ndjellese. Mesoni gjithcka per Saranden, per ta shijuar ate sa me shume.
Saranda njihet si nje nder rrethet me natyre te larmishme dhe te pasur ne vendin tone. Shumellojshmeria gjeologjike, format e shumta e karakteristike te relievit bregdetar, fushor, kodrinor e malor, klima mesdhetare, shumellojshmeria e pasuria e madhe ujore, me ujera detare, me ujera mbitokesore e nentokesore, bota bimore e pasur dhe e larmishme, qe nga banania e shkurret mesdhetare e deri te druret e larte e kullotat alpine etj., jane vecorite qe e bejne Saranden nje nder rrethet me natyre te larmishme e te vizituar nga turistet.
Dy fjale per Saranden
Rrethi i Sarandes, shtrihet ne ekstremin me jugor te Shqiperise, ka nje siperfaqe prej 749 km2 dhe nje popullsi prej 35235 banore. Ne aspektin administrativ, inkuadrohet ne Qarkun e Vlores dhe eshte i organizuar ne dy bashki: Bashkia Sarande, Bashkia Konispol dhe shtate komuna. Skaji me verior eshte fshati Crraj (me gjeresi gjeografike veriore 40º 09 41), skaji jugor gjendet ne Konispol (e gjeresi gjeografike veriore 39º 38 06") ne lindje skaji me i larget eshte Leshnica e Siperme, me gjatesi gjeografike lindore (0º 19 02") dhe skaji me perendimor eshte Borshi, me gjatesi gjeografike lindore (9º 49 40").

Ne veri dhe veriperendim kufizohet me rrethin e Vlores, ne lindje e verilindje me rrethin e Delvines dhe Gjirokastres, ne juglindje e jug me Greqine dhe ne perendim me detin Jon. Gjatesia e pergjithshme e vijes bregdetare qe laget nga deti Jon eshte 66,7 km. Pozita e favorshme gjeografike, e dalja e gjere ne detin Jon e Mesdhe, afersia me ishujt joniane, si nje nga pikat me te frekuentuara turistike, bukurite e relievit dhe pasurite e shumta historiko-kulturore e bejne teper te favorizuar per zhvillimin e turizmit.
Moti, si dhuron nje oferte natyrore
Klima perben nje element te rendesishem te ofertes natyrore per zhvillimin e turizmit. Rrethi i Sarandes ka nje klime tipike mesdhetare, madje perfaqeson nje nga zonat me te ngrohta te Shqiperise. Rrethi ka nje temperature mesatare vjetore prej 16-17ºC. Mesatarja e muajit me te ftohte eshte 8º-10ºC, kurse muajit me te ngrohte 24º-26ºC. Numri i diteve me temperature nen 0ºC ne bregdet luhatet rreth 3 dite ne vit. Ndersa ne muajt korrik-gusht ditet me temperatura te larta mbi 35ºC luhaten nga 7-10 dite. Fillimi i sezonit te turizmit balnear per zonen bregdetare te Sarandes eshte me i pershtatshem per tu zhvilluar nga fillimi i muajit qershor kur temperatura mesatare eshte 23ºC dhe deri ne fund te muajit shtator me nje temperature mesatare shumevjecare mujore prej 23.1ºC.
Sasia mesatare vjetore e reshjeve eshte 1352 mm. Reshjet bien me se shumti ne formen e shiut. Ne periudhen e ftohte te vitit ne brendesi, ne zonat me lartesi mbi 1000 metra, verehen reshje ne forme debore. Ererat qe fryjne ne Sarande kane shpejtesi te vogel. Intensiteti i veprimtarise se tyre rritet pas mesdite gjate oreve 12:00-15:00 dhe vihet re mbizoterimi i drejtimit jugperendimor me 12,4%. Ererat pergjithesisht nuk ndikojne negativisht ne aktivitetin turistik madje ato mund te shfrytezohen nga ajo kategori turistesh qe preferon levizjet me varkat me vela.
Uji paraqet nje rendesi te vecante ne zhvillimin e turizmit ne rrethin e Sarandes. Mjafton te permendim se ketu afersia dhe gershetimi ndermjet tyre i lumit Bistrica-Kanali i Cukes dhe plazhi i tij-Liqeni i Butrintit-Liqeni i Rrezes-burimet e kripura te Rrezes-Kanali i Vivarit-e deti Jon, perbejne nje nyje hidrografike, nje nga komplekset ujore te pashoqe. Mjafton te permendim se numri me i madh i turisteve preferojne te vendosen pergjate vijes bregdetare ne afersi te ketij kompleksi ujor, duke perfshire edhe Ksamilin per te zhvilluar turizmin balnear, ne periudhen e veres.
R
iviera qe ben diferencen
Bregdeti shqiptar i detit Jon, shtrihet prej kepit te Stillos ne jug, deri ne kepin e Gjuhezes ne veri, me nje gjatesi prej rreth 170 km. Brigjet e tij formojne nje nga bregdetet me piktoresk te pellgut te Mesdheut, qe njihet edhe me emrin Riviera Shqiptare. Ujerat e detit Jon pergjate bregdetit te Sarandes, jane te pastra, me perjashtim te sektoreve te vecuar me shenja te ndotjes, si pasoje e aktivitetit te njeriut, sidomos ndotje verehet ne portin e Sarandes dhe pergjate shetitores te qytetit, ne Ksamil etj.
Liqenet jane pjese e rendesishme e ofertes natyrore te ketij rrethi per zhvillimin e turizmit. Liqenet kryesore te ketij rajoni jane: Liqeni i Butrintit dhe i Rrezes (ndodhet ne lindje te liqenit te Butrintit). Liqeni i Butrintit eshte me i madhi e me i rendesishmi. Ai ndodhet ne pjesen jugore te rrethit te Sarandes dhe ka origjine tektonike. Brigjet veriore dhe jugore jane te uleta per shkak te prurjeve te lumenjve Pavlla e Bistrica. Ana perendimore e liqenit eshte shkembore me shkurre te shumta, ndersa ajo lindore ka disa plazhe ranore te bukur.
Ne bregun jugperendimor gjenden rrenojat e qytetit antik te Butrintit, cka e ben kete liqen lehtesisht te vizitueshem nga turistet. Liqeni i Butrintit ka kontakt me detin Jon nepermjet Kanalit te Butrintit (te Vivarit). Ky kanal eshte i gjate rreth 3 km, i gjere 120-160 m si dhe ka thellesi mesatare 6-8,8 m. Lumenjte kryesore qe gjenden ne rrethin e Sarandes jane: Pavlla, Bistrica, Kalasa me deget e tyre.
Bota e gjalle ne toke dhe nen uje
Flora dhe fauna ne rrethin e Sarandes perben interes per turistet qe kane qellime studimi, mjedisore, gjuetie etj. Me vlerat e vecanta qe ajo ka perben nje pjese te rendesishme te ofertes turistiko-natyrore. Kushtet e favorshme klimatiko-tokesore te Sarandes, kane bere qe ne te, shkalla e biodiversitetit te jete shume e larte. Prania e detit Jon dhe e liqenit te Butrintit, bejne qe krahas botes se gjalle qe ekziston ne toke, te jete e pranishme me llojshmerine e saj edhe bota e gjalle ujore. Perhapja e bimesise eshte e kushtezuar nga disa faktore, sic jane: temperatura, llojet e tokave, dhe ndikimi i njeriut etj. Bimesia me e perhapur (sidomos pergjate bregut te detit Jon) jane makiet mesdhetare me perfaqesues: helmesi, pambuku i eger, qumeshtorja drusore, kocimareja, xina, mretja, mersina, shqopa, dafina, thana, lofata, bezga, sherebeli, driza, bajamja e eger, gorrica, murrizi, grilli etj. Shume bime te kesaj zone duke pasur vlera industriale, aromatike, mjekesore dhe kullosore (sidomos per bletet) kane rendesi te drejtperdrejte ekonomike. Drunori me i perhapur qe rritet bashke me makjen, eshte ilqja, e cila parapelqen lugjet e perrenjte nen hije, qe mbajne lageshtine edhe gjate veres.

Nga peshqit te grabitqaret
Bota shtazore eshte mjaft e pasur, por per shkak te nderhyrjeve te njeriut, pergjithesisht gjendet ne zonat larg qendrave te banuara. Shumellojshmeria e faunes se eger sherben si motiv per qarkullime te zgjedhura turistike. Nder kafshet barngrenese qe gjenden permendim: derrin e eger (eshte ne rrezik zhdukje), lepurin e eger, baldosen, dhine e eger dhe sorkadhen. Kafshet grabitqare, qe jetojne ne kete zone jane: kunadhja, dhelpra, ujku, cakalli etj. Saranda eshte e pasur edhe me shpende te llojeve te ndryshme sic jane: shaptorja, thelleza e malit, shkurta, pellumbat e eger, skifteret, korbat, bufi, kukuvajka, dallendyshja e detit etj.
Saranda gjithashtu ka nje shkalle te larte te biodiversitetit te amfibeve qe ne disa raste nuk mund te krahasohet me asnje rreth tjeter te Shqiperise. Ka lloje qe jetojne ne Sarande duke pasur kufirin me veriperendimor te arealit te tyre. Te tilla jane breshka malore, hardhuca e barit apo gjarpri i reres. Ka lloje amfibesh te zbuluar vitet e fundit, sic eshte bretkosa e Epirit (Rana epeirotica), nje specie subendemike me vlera bioekologjike. Ky lloj amfibi ka perhapje gjeografike shume te vogel. Ai gjendet vetem ne ultesiren e Sarandes dhe ne nje pjese te vogel te Greqise V-P.11. Prania e detit Jon si dhe pasurite e shumta hidrografike i kane dhene kesaj zone nje faune ujore te pasur. Ne ujerat e detit Jon jetojne peshq te ndryshem si sardelja, qefulli, levreku, koca, dentali, skumbria, ngjala e detit etj., si dhe butake detare, si midhja qe kultivohet ne liqenin e Butrintit.
Kaltersia qe kurre nuk te zhgenjen
Zhvillimi ekoturistik mbeshtetet ne objektet, monumentet dhe ekosistemet me vlera te vecanta natyrore. Formacionet gjeologjike, larmia e peizazheve, ujerat, kushtet klimatike dhe prania e bimesise se vecante, ndikojne ne ngritjen e komplekseve te ndryshme. Gjithashtu keto pasuri natyrore ndikojne ne rritjen e numrit te turisteve, pasi ato permbajne vlera turistike, shkencore, kulturore e didaktike. Per vlerat e permendura me siper disa prej tyre kane marre edhe statusin e monumentit te natyres me vendim te Keshillit te Ministrave. Lista e monumenteve te natyres, tregon se ne rrethin e Sarandes kemi nje oferte ekoturistike mjaft te pasur. Ne oferten ekoturistike bejne pjese objektet e natyres se gjalle e jo te gjalle.
Ne objektet e natyres se gjalle bejne pjese pemet dhe masivet drusore. Nder pemet me vlera te vecanta permendim rrapet. Ato jane te vendosura ne qender te disa fshatrave dhe kryesisht prane burimeve. Pasurite natyrore ne rrethin e Sarandes jane vetem nje pjese e potencialeve ekoturistike te rrethit. Turistet jane te interesuar qe te shikojne apo te njihen me kuriozitetet e natyres, prandaj i vizitojne ato me kenaqesi, duke paguar edhe taksa per realizimin e ketyre vizitave. Hidrografia e zones paraqitet ne gjendje mjaft te mire. Ujerat kane nje perdorim te gjere e japin nje ndihmese pozitive ne zhvillimin e turizmit, te prodhimit te energjise, ne ujitjen e tokave, ne furnizimin e popullsise, ne peshkim etj. Ujerat e zones se Sarandes, jane te kthjelleta dhe me nje kaltersi tipike, gje e cila e bene rrethin e Sarandes te vecante dhe mjaft terheqes.