E martė, 22.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Janë të afta për t’u transformuar në kuzhiniere, pastruese, infermiere, shofere, mësuese, këshilltare e edukatore. Puna e nënave për të edukuar dhe rritur fëmijët vlen 1.7 milionë euro.
Puna e nėnave vlen miliona euro










Prindërit janë të rëndësishëm në jetën e secilit prej nesh. Së bashku ata mund të realizojnë një mori gjërash në emër të dashurisë, përkushtimit dhe edukimit të fëmijëve. Duke vënë në pah rëndësinë e tyre gjatë rritjes së një fëmije është e pamundur të mendosh se njëri është më pak i rëndësishëm se tjetri. Megjithatë roli i nënës mbetet i pazëvendësueshëm. Një ndër arsyet kryesore është se nënat mund të kujdesen më shumë për fëmijët. Ato jetojnë në stres mes përgjegjësive familjare dhe atyre të punës.

Kohët fundit, puna e nënave është bërë edhe pjesë e një studimi shkencor. Nëse mamatë e të gjithë botës do të paguheshin për të gjitha punët e tyre, nuk do të bënin asgjë falas për fëmijët dhe familjen, shuma e parave do të ishte tepër e lartë. Por sa vlen puna e një nëne? Vështirë që ndonjërit prej nesh t’i ketë shkuar ndërmend ta mendojë një gjë e tillë. Por ja që ka edhe nga ata që nuk u ka shpëtuar ky detaj. Me laps në dorë kanë bërë të gjitha llogaritjet e të gjitha punëve që bën një nënë. Përfundimi? Një djalë ose vajzë, në prag të 18-vjetorit të lindjes, duhet ta falënderojë mamanë 1.7 milionë herë.

Puna e nënave vlen miliona euro
Në fakt kjo është vlera në para e punëve të kryera nga nënat moderne “shumëfunksionale”, të cilat janë të afta të transformohen sipas rastit, në kuzhiniere, pastruese, infermiere, mësuese, këshilltare, edukatore, për të rritur në mënyrën më të mirë të mundshme fëmijët e tyre, duke shpenzuar një energji të madhe që është e vështirë ta krahasosh me profesionet e tjera. Dihet që nëna është zonjë shtëpie: gatuan, sistemon vendin, pastron, pret e përcjell njerëz dhe merret me edukimin e fëmijëve. Natyrisht që të gjitha këto i bën falas. Por nëse ajo do të vendoste t’u vinte një çmim punëve që bën për një fëmijë, atëherë vlera monetare do të ishte jashtëzakonisht e lartë, nuk ka rëndësi nëse ajo punon me kohë të plotë ose të pjesshme, duke përfshirë të shtunat dhe të dielat.

Ky është përfundimi i një studimi të kryer nga disa profesionistë të revistës britanike “Tesco”, në një rrjet supermarketesh, që më pas është publikuar edhe nga “Daily Mail”. Studiuesve u është kërkuar të mbajnë shënim (duke bërë llogaritë) të gjitha punët dhe detyrat që një nënë bën për fëmijët e saj, nga lindja deri kur ai mbush 18 vjeç.
Studimi

Duke llogaritur kohën e shpenzuar për çdo aktivitet dhe duke e konvertuar në para, në bazë të pagës mesatare të një profesionisti, studiuesit kanë arritur në shumën monetare të 1 424 504 sterlinave, që u korrespondojnë 1 704 588 milionë eurove. 1600 orë zihen nga punët e shtëpisë, që duke u konvertuar në para arrijnë vlerën e 16700 eurove; 364 orët që kalohen në kuzhinë janë të barabarta me 131 mijë euro, sigurisht në rast se do të vendosnit ta ndërronit mamanë me një kuzhinier personal.

Puna e nënave vlen miliona euro
Po ashtu 52600 euro do të nevojiteshin për të punësuar një shofer (qoftë për itinerarin shtëpi-shkollë, ose disa orë në qendrën tregtare), 718 mijë euro të tjera për dadon (që duke bërë llogaritë janë të barabarta me 88 mijë orë punë). Edhe shërbimi i lavanterisë nuk do të ishte shumë ekonomik, duke parë 85 mijë eurot që do të shpenzoheshin në 18 vjet për larjen dhe hekurosjen e rrobave; 98 mijë eurot e shpenzuara për mësimet e edukatës dhe mirësjelljes, 8300 eurot për marrëdhëniet publike, si dhe 6260 eurot për një infermiere me pagesë.

Pas këtij studimi, drejtoresha e revistës “Tesco Magazine”, Maureen Rice, u shpreh për londinezen “Daily Mail”: “Unë jam nënë vetë dhe kam mbetur tejet e habitur kur zbulova se sa shumë duhet të paguhemi për punët që bëjmë çdo ditë. Është logjike që gjithçka e bëjmë për dashuri dhe shpresoj që ashtu si unë të gjitha nënat të jenë krenare e të ndihen të vlerësuara nga kjo shifër marramendëse, e cila lidhet me punën tonë të pazëvendësueshme. Në fund të fundit nëna mbetet gjithmonë nënë, me të vërtetë është një, por vlen sa për katërmbëdhjetë (po aq sa numri mesatar i punëve që bën).

Të jesh prind është një prej punëve më të rëndësishme e më të vështira që mund të ekzistojnë dhe nuk çuditem aspak që vlera e punëve të kryera e konvertuar në para, të jetë aq e lartë. Është e rëndësishme të dihet vlera ekonomike e një nëne, edhe pse shpesh baballarët japin ndihmën e tyre, sepse të qenët nënë mund të jetë sa e kënaqshme aq edhe e vështirë, e lodhshme dhe impenjative në të njëjtën kohë. Shpresoj që kontributi im për fëmijët e mi do t’i ndihmojë ata të bëhen qytetarë të mirë e të dobishëm dhe të jetojnë të lumtur në vendin e tyre”, thotë ajo. Megjithatë, në vend të kësaj vlere të madhe parash, nënat do të ndiheshin më të paguara nëse në këmbim do t’u dhurohej më shumë buzëqeshje dhe dashuri. (shqip)

Publikuar: 25.06.2010 | 08:45
Lexuar: 757 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime