Sistemi ynë arsimor ushtarak duhet të jetë një sistem i hapur, i plotë dhe gjithpërfshirës. Ne duhet të gjejmë të gjitha rrugët dhe mjetet e nevojshme për ta bërë këtë sistem sa më unik dhe universal", tha Imami.
Anila Struga
- Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, gjatë ceremonisë së diplomimit të 71 oficerëve që përfunduan studimet në Kursin e Lartë të Oficerit dhe në Kursin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm, tërhoqi sot vëmendjen për arsimimin dhe kualifikimin e ushtarakëve sipas standardeve të larta të NATO-s.
Ministri i Mbrojtjes, në përshendetjen e tij e vuri theksin sidomos tek problemet e arsimimit ushtarak, për të përballuar sfidat e kohës. "Çështja e dijes është mjaft e rëndësishme për ushtrinë tonë.
Sistemi ynë arsimor ushtarak duhet të jetë një sistem i hapur, i plotë dhe gjithpërfshirës. Ne duhet të gjejmë të gjitha rrugët dhe mjetet e nevojshme për ta bërë këtë sistem sa më unik dhe universal", tha Imami.
Gjithashtu, ai foli për mjedisin e ri të sigurisë, kushtet e një teknologjie lufte që ndryshon, për mënyrën si po zhvillohen operacionet e sotme, ku ushtaraku nuk duhet të jetë vetëm një luftëtar, por të jetë një gërshetim i gjithanshëm aftësish, durimi e përmbajtje.