Pronari i një të tretës së kësaj zone është shteti grek, që kërkon blerës të gatshëm të investojë kapital dhe të ndërtojë kompleks turistik luksoz, zbulon "Gardian".
Greqia po përgatitet të shesë ose ofrojë në lizing afatgjat disa prej 6.000 ishujve në territorin e saj, në tentativën dëshpëruese që ta paguajë borxhin e madh shtetëror, shkruan gazeta londineze "Gardian".
Siç kumton gazeta britanike, një nga vendet që do të ofrohen në shitje është një pjesë nga ishulli Mikonos, që është atraksioni kryesor turistik në Greqi.
Pronari i një të tretës së kësaj zone është shteti grek, që kërkon blerës të gatshëm të investojë kapital dhe të ndërtojë kompleks turistik luksoz, zbulon "Gardian".
Për ishullin Rodos më së shumti janë të interesuar investitorët rusë dhe kinezë, ndërsa mes tyre, gjoja, është edhe miliarderi rus dhe pronari i klubit futbollistik britanik "Çellzi", Roman Abramoviq, publikoi gazeta londineze.
Greqia vendosi t'i ndërmarrë këto masa për shkak të faktit se muajin e kaluar ishte e detyruar nga BE-ja dhe FMN-ja të marrë kredi prej 110 miliardë euro.
Vetëm 227 ishuj grek janë të banuara dhe vendimi për shitjen është marrë edhe për shkak të pamundësisë për zhvillimin e infrastrukturës themelore të ishujve.