Latinojugorët mbas 20 vjetve jane kthyer në garën më të madhe fudbollistike të botës dhe me shtatë pikë kanë fituar grupin para Meksikës,Afrikës së Jugut dhe Francës.
Osman Ajruli
Uruguaj kërkon fitoren e pestë ndaj Kores së Jugut, Gana kunder SHBA-së luan për Afrikën.
Ndeshjet nëpër grupe i lamë pas,ndërsa knockout fazën e Kampionatit Botëror e hapin sot Uruguaji dhe Koreja e Jugut.
Latinojugorët mbas 20 vjetve jane kthyer në garën më të madhe fudbollistike të botës dhe me shtatë pikë kanë fituar grupin para Meksikës,Afrikës së Jugut dhe Francës.
Futbollistët Korean kanë arritur sukses te shkëlqyeshëm duke fituar vendin e dytë ne grupin e rrezikshëm me Argjentinën,Greqinë dhe Nigerinë.
Përbërja e mundshme
Uruguaji: Muslera, Fucile, Victorino, Lugano, Pereira, Perez, Pereira, Arevalo, Forlan, Cavani, Suarez
Koreja e Jugut: Jung, Jung-Soo Lee, Young-Pyo Lee, Doo-Ri Cha, Yong-Hyung Cho, Jae Sung Kim, Sung-Yueng Ki, Ji Sung Park, Chu-Young Park, Ki-Hun Yeom, Chung Yong Lee
Ndeshjen në Port Elizabeth do ta gjykoje Wolfgang Stark
Krejt vuvuzelat do të tingëllojnë për Ganën
NË Rustenburg Amerikanët dhe Ganezët do ta kërkojnë fitore për çerekfinale, duke marrë parasysh se ky lloj shorti u jep mundësi historike për të hyrë ne gjysmëfinale për herë te parë.
Të dy kombëtaret SHBA-ja dhe GANA kanë përjetuar dramë të vërtetë dhe deri në fund nuk e kanë patur të sigurt kualifikimin. Hyrjen ne rundin e dyte Amerikanëve ua solli lojtari më I mirë I tyre Landon Donovan.
Përbërja e mundshme
SHBA: (4-4-2): Hoëard - Cherundolo, DeMerit, Onyeëu, Bocanegra - Donovan, M. Bradley, Edu, Dempsey - Altidore, Findley.
Gana (4-2-3-1): Kingson - Pantsil, John Mensah, Addy, Sarpei - Annan, Boateng - Tagoe, Adiyiah, Ayeë - Gyan.
Ndeshjen në Rustenburg do ta gjykoj Viktor Kassai