E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Ky aprovim paraqet një ndryshim të theksuar për përdoruesit e gjuhës Kineze anembanë botës” tha Rod Beckstrom, President dhe Shef Ekzekutiv i ICANN. “Një e pesta e botës flet gjuhën Kineze dhe kjo do të thotë se ne sapo kemi rritur potencialin e qasjes online për më shumë se 1 miliard njerëz”.
Domeni .XXX merr dritėn e gjelbėr








Miliona folës të gjuhës Kineze së shpejti do të jenë në gjendje t’i qasen internetit duke përdorur skriptën Kineze, pasi që gjatë ditës së sotme Bordi i Drejtorëve të ICANN ka aprovuar një bashkësi të emrave të ndërkombëtarizuar Kinez.

“Ky aprovim paraqet një ndryshim të theksuar për përdoruesit e gjuhës Kineze anembanë botës” tha Rod Beckstrom, President dhe Shef Ekzekutiv i ICANN. “Një e pesta e botës flet gjuhën Kineze dhe kjo do të thotë se ne sapo kemi rritur potencialin e qasjes online për më shumë se 1 miliard njerëz”.

Bordi i ICANN gjithashtu ka votuar edhe në lejimin e aplikimit për domenin kontrovers të nivelit të lartë .XXX. Ky TLD pritet të jetë një domen i veçantë i dedikuar për përmbajtje për të rritur. Bordi ka aprovuar një bashkësi të detajuar të hapave të radhës për aplikimin, duke përfshirë edhe diligjencën, negociatat rreth marrëveshjes dhe konsultimet me Komitetin Këshillues Udhëheqës të ICANN.

Domeni .XXX merr dritën e gjelbër
“Bordi ka arritur një marrëveshje të arritur me kujdes, duke kushtuar kujdes të veçantë për çdo element” tha drejtori i ICANN, Peter Dengate. “Vendimi i ditës së sotme është valdim i transparencës së ICANN” tha Rod Beckstron, President dhe Shef Ekzekutiv.

Për sa i përket çështjes së domenit të Kosovës, në këtë takim nuk është diskutuar asgjë për këtë çështje. Pritet që në takimin e radhës në dhjetor të këtij vitit në Cartagena të Columbia-së, të ketë diçka potenciale në këtë drejtim.

Publikuar: 26.06.2010 | 05:58
Lexuar: 1047 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime