E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas tij, të anketuarit kanë ndryshuar qëndrimin e tyre ndaj Kosovës në kuptimin pozitiv dhe se reklama ka pasur efekte pozitive.
Reklama pėr Kosovėn jep efekte


Janë bërë gati tetë muaj nga lansimi i fushatës mediale të kompanisë ‘BBR Saatchi & Saatchi’, ndërsa as kompania e as Qeveria nuk kanë dalë publikisht me rezultatet e kësaj fushate në ndreqjen e imazhit të shtetit më të ri në botë. Megjithatë, zyrtarë të MEF-it thonë se rezultatet janë ‘më se të dukshme’.

Zëdhënësi i MEF-it, Muharrem Shahini, thotë se janë shënuar rezultate. “Bazuar në një anketë që është bërë ditë më parë nga ‘BBR Saatchi & Saatchi, në të cilën ka pasur një pjesëmarrje të madhe të njerëzve të cilët i janë ekspozuar fushatës, përkatësisht janë anketuar 900 evropianë, mund të konkludohet se rezultatet e fushatës reklamuese të ‘S&S’ janë më se të dukshme”. Sipas tij, të anketuarit kanë ndryshuar qëndrimin e tyre ndaj Kosovës në kuptimin pozitiv dhe se reklama ka pasur efekte pozitive.

“Opinioni i evropianëve ka ndryshuar shumë dhe ka një ngritje cilësore nëse krahasohen fillimi dhe përfundimi i fushatës”, tha ai. “Para se të fillonte fushata, ndikimi tek të rinjtë nga 20% është rritur në 67%, në kuptimin pozitiv ka një rritje nga 33 në 78%, nga evropianët imazhi ka një përmirësim sipas kësaj ankete prej 27 në 61%, ndërsa optimizmi i shfaqur për shtetin e ri nga 26% sa ishte para se të fillonte fushata ka arritur në 68%”, tha zëdhënësi Shahini. Sipas Shahinit, komentet e bëra në shumë uebfaqe janë mbresëlënëse për imazhin e vendit.

Reklama për Kosovën jep efekte
“Në shumë uebsajte ndërkombëtare të lajmeve është komentuar fushata e ‘BBR S&S’, duke filluar nga ‘FT’ (Financial Times) e deri te ‘Reuters.com’, nga ‘Times’ deri te revista ‘CNBC’ dhe komentet janë mjaft mbresëlënëse”, ka shtuar ai. Shahini ka potencuar se kjo fushatë edhe brenda Kosovës ka qenë një lajm i faqeve të para në mënyrë të përsëritur. “Po ashtu në grupet e ‘Facebook’-ut 60,000 janë bërë anëtarë në grupet e ‘Facebook’-ut në faqen e evropianëve të rinj.

Nga ana tjetër, reklama për Kosovën është shpallur të jetë reklama më e mirë e ditës në ‘CampaignLive’ dhe ‘Adforum.com’, dhe ka pasur shikueshmëri më shumë se 250,00 shikime në ‘YouTube’, tha për ‘Kosova Sot’ zëdhënësi i MEF-it, Muharrem Shahini. Mirëpo me këto rezultate nuk pajtohen aspak ekspertët e ekonomisë dhe pjesëtarët e shoqërisë civile. Eksperti i ekonomisë, Isa Mulaj, ka deklaruar se fushata e reklamës ‘Saatchit... ‘Kosovo: The Young Europeans’ është rasti më skandaloz i shpëlarjes së parave dhe racizmit në Evropë.

“Mirëpo, rasti i fushatës ‘Saatchi & Saatchi’ dhe i Qeverisë së Kosovës është pak më i pazakontë. Qeveria, përpos që shpëlau afër 6 milionë euro duke ua marrë ato tatimpaguesve shumë të varfër, nuk e la me kaq skandalin. Ajo pas plaçkitjes e pa të “arsyeshme” t’i paraqesë shqiptarët si young europeans ose evropianët e rinj, të cilët në fakt janë ndër popujt më të vjetër të Evropës. Kjo nuk përkonte me realitetin. Çdokush do ta bënte pyetjen se kush janë këta evropianët e rinj dhe nga vijnë ata në Evropë”, thotë Mulaj për gazetën “Kosova Sot”.

Faqja zyrtare në Facebook


Publikuar: 26.06.2010 | 06:26
Lexuar: 717 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime