Dikur udhëtimi ishte shumë i gjatë dhe i mundimshëm, ndërsa tash për dy tre orë shkohet nga kufiri deri tek plazhi i Durrësit. I afrohemi tunelit të Kalimashit, ku presin auto e madhësive të ndryshme për të kaluar nën tunelin modern.
Me ngritjen e temperaturave, qytetarë nga anë të ndryshme të Kosovës ia kanë mësyer plazheve të shtetit amë Shqipërisë, konkretisht, regjionit të Durrësit, Golemit e Kavajës. Kalohet territori i Kosovës me rrugë e ngushta, kthesa e gropa dhe me të hyrë në tokën shqiptare menjëherë nisë autostrada e cila po vazhdon së ndërtuari e përshkuar me katër krosi.
Dikur udhëtimi ishte shumë i gjatë dhe i mundimshëm, ndërsa tash për dy tre orë shkohet nga kufiri deri tek plazhi i Durrësit. I afrohemi tunelit të Kalimashit, ku presin auto e madhësive të ndryshme për të kaluar nën tunelin modern. Kalohet tuneli për të vazhduar udhëtimin nëpër autostradë drejt Durrësit. Sapo mbaron autostrada katër krosi Tiranë-Durrës, para syve shfaqet bregdeti i kaltër i rajonit të Durrësit, pas urës së madhe që shkarkohen makinat dhe ndajnë qytetin nga plazhi.
Numri i vizitorëve nuk ishte sikur në vitet e kaluara. Vështrimi vetëm ndjek valët dhe brigjet përgjatë rrugës dhe pas pak si në një ekran filmi shfaqet plazhi e apartamentet e bukura pa kufij. Ky plazh është një vend magjik që vetëm në ëndërr është i vërtetë, është vend i qindra e mijëra turistëve shqiptarë nga katër anët e botës. Është i bukur jo vetëm prej natyre, por një vend me bukuri të shumta, ku ëndrrat mund të bëhen realitet.
Është një vijë bregdetare e me një shtrirje të gjatë mbi njëzetë kilometrash plazh që duket e pafundme. Vija bregdetare shtrihet nga qyteti i Durrësit kalon plazhi i këtij qyteti për të vazhduar siç e quajnë vendësit te plazhi i Shkëmbit të Kavajës, ai i Golemit, Malit të Robit e deri në Qerret të Kavajës, atje ku edhe kanë nisur ndërtimet me një hovë të shpejt për të vazhduar të shtrihen turistët edhe tutje. Gjithandej përreth detit sheh objekte të bukura e luksoze të mbushura me qindra e mijëra turistë të shumtë shqiptarë.

Nga apartamentet shumë katëshe të ndërtuara afër plazhit, pleq, gra e fëmijë me të çelur mëngjesi ia mësyjnë plazheve, disa vrapojnë, të tjerët i presin rrezet e diellit të cilat vijnë me të gjitha elementet e duhura, për të arritur një relaksim, shëndet, kënaqësi bashkë me familjen e shoqërinë. Nesër turistët sërish do të dalin në plazh për tu nxirë nga rrezet e forta të diellit. Rajoni i Durrësi apo rajoni i turistëve, i fshehur në degët e një qyteti në periferi të saj, vijon me jetën e gjallërinë me njerëz. Plazhi i gjatë pa kufij përshkohet nga turistë të shtrirë nëpër shtretër duke u rrezitur e të tjerë duke luajtur e bërë biseda të natyrave të ndryshme.
Admirim në misterin e bukurisë shqiptare
Për një kohë të shkurtër nuk mund të përshkruhen pamjet aq të bukura që vetëm natyra di tia dhurojë një vendi. Superstrada Durrës-Fier, përshkohet nga plazhi dhe rreth saj edhe rëra dhe objektet e lokalet e pafundme, të cilat i japin madhështinë këtij vendi shumë të frekuentuar nga shqiptarët, por edhe të huajt. Aty shihen investime enorme në objekte, pallate, por jo edhe në plazhe të cilat janë lënë jashtë mirëmbajtjes. Deponi të shumta mbeturinash mund të shohësh në çdo anë të plazhit te Shkëmbi i Kavajës, Golemi, Mali i Robit e deri gati në fund të Qerretit, të cila fare nuk i pengojnë as turistëve.

Ujërat e zeza derdhen po ashtu në këtë det duke krijuar erë kundërmuese, por që të habit fakti se turistët lahen në numër edhe më të shumtë në ato zona ku derdheshin ujërat e zeza dhe sikur nuk i shihnin ato dhe nuk ndienin erën e rëndë që vinte në plazh. Habia më e madhe është se aty derdhen ujërat e zeza dhe plazhi nuk pastrohet e turistët lahen aty pa asnjë lloj hezitimi. Në sytë e njerëzve dhe po ashtu përshkruhen nga peizazhe të larmishme para syve të tyre. Bregdeti i Durrësit, është një nga zonat më të frekuentuara të bregdetit shqiptar.
Plazhi karakterizohet me një gjatësi të madhe, i rrethuar nga rëra, objektet e bukura, nga autostrada Durrës-Vlorë dhe bregu i detit karakterizohet edhe me një pamje të veçantë që është pjesa malore diku diku edhe nga pishat. Bëhet fjalë për një det të mbi zhvilluar. Vizitorët e admirojnë me ëndje këtë mister të bukurisë shqiptare. Lokalet e panumërta ofrojnë shumëllojshmëri gatimesh tradicionale, ku klientët gjegjësisht turistët mund ti provojnë ato me fantazi e shije. Dikujt i pëlqejnë ushqimet e disave jo. Ky rajon është vend ku natyra nuk ka kursyer asgjë për të arritur të përkryerën dhe këto nuk të lënë të ikësh nga aty pa marr me vete dashurinë e mallin për tu rikthyer përsëri. Plazhi është vetëm njëri nga të veçantat e rajonit të Durrësit.
Plazhi disa kilometrash
Në plazhin e gjatë mbi njëzetë kilometrash nga Durrësi deri në Qerret të Kavajës dhe i cili përshkohet deri në pafundësi edhe tutje dhe ia vlen të vizitosh të gjitha plazhet e njëpasnjëshme: atë të Durrësit, të Shkëmbit të Kavajës, plazhin e Golemit, atë të Malit të Robit, të Qerretit e plazhet tjera që shtrihen tutje. E gjithë kjo vijë detare përshkruhet nga fshatra turistike me objekte luksoze shumëkatëshe banimi e hotele, ku nuk mungojnë as pishinat e shumta. Zona e bregdetit të Durrësit është ka nisur të ngjallet nga vizitorët, plazhet janë me rërë të rrethuara edhe nga pishat. Afërsia e plazheve me qytete është jo më e largët se tetë kilometra nga Durrësi, Golemi e Kavaja, që janë rreth plazhit.

Cilësia e ujit nuk është në standardet adekuate të plazheve tjera të rajonit, aty derdhen ujërat e zeza dhe nuk ka pastrim të plazheve nga përgjegjësit. Magjia e kësaj zone nuk do të ishte asnjëherë e plotë në rast se nuk do të vizitohej. Këto plazhe çdo vit presin me mijëra turistë dhe mbi popullohen. Në tërë plazhin është shtrirë turizmi me kushte nga më komodet. Plazhi ranor që ka shumë lokale dhe hotele luksoze dhe me këtë turistët janë larg vapës, mes pyllit dhe afër ujit dhe valëve të detit Labinot Xhelili, menaxher i një hoteli, tregon se janë të përgatitur që të presin turistë nga anë të ndryshëm.
Ai tregoi se çmimet janë të njëjta sikur në Kosovë, bile bile edhe më lirë. Çmimet e dhomave janë shumë të lira dhe variojnë nga pesë deri në tridhjetë euro për dhomë si shtëpitë ashtu edhe hotelet që nuk dallojnë shumë njëra me tjetrën, sepse shumë nga këto janë lukzose. Në plazhet e regjionit të Durrësit takuam shumë turistë nga të gjitha qytetet e Kosovës, disa ishin të kënaqur me kushtet dhe çmimet e disa të tjerë jo.