E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ai u tregua i bindur se LDK-ja do rikthejë primatin e subjektit të parë politik në Kosovë. Për Haraqinë, LDK-ja dhe forumi i saj i gruas, është parti e cila do të jetë një vazhdimësi e rrugës së trasuar më parë.
Haraqija: Pėr LDK-nė, PDK-ja edhe AAK-ja janė tė njėjta









Arkitektja Donika Efendija, e cila një mandat ka qenë edhe këshilltare në asamblenë komunale, me shumicë votash është zgjedhur kryetare e re e Forumit të Gruas së LDK-së në Gjakovë, pasi për të kanë votuar të shtunën delegatet e kësaj partie dhe pas përfundimit të postit të kryetares së deridjeshme, Mevlyde Saraçit. Kjo e fundit ka folur për rolin dhe rëndësinë e forumit të gruas në organizimin dhe punën e saj ndërsa Astrit Haraqaija, kryetar i degës në Gjakovë ka thënë se “LDK-ja edhe pa prezencën fizike të Ibrahim Rugovës, do të jetë parti rugoviste”.

Ai u tregua i bindur se LDK-ja do rikthejë primatin e subjektit të parë politik në Kosovë. Për Haraqinë, LDK-ja dhe forumi i saj i gruas, është parti e cila do të jetë një vazhdimësi e rrugës së trasuar më parë. Sot kemi një rrethanë të re kontribuuese për shtetin dhe politikën tonë! Të tjerët janë munduar t’ia marrin meritat LDK-së, tha Haraqija, për të shtuar se “ secili prej nesh, po të vlerësojë objektivisht, do të bindet se LDK-ja është parti, jo vetëm meritore e së shkuarës dhe e së tashmes, por edhe një parti e perspektivës, dhe më e qëndrueshmja!

Në këtë rast, Haraqija, ka hedhur akuza ndaj Thaçit dhe Haradinajt, duke i vlerësuar si liderë që mendojnë vetëm pushtetin, duke thënë shkurt se “pa pasur nevojë të sjellë argumente shtesë, ju keni faktet e çdoditshme të fushatës së mediave elektronike dhe të shkruara, deklarative, intervistuese dhe deri tek komentet”! Haraqija ka kërkuar nga kryeministri të kyçet në sistem të mbështetjes së proceseve gjyqësore dhe jo të bëhet pengesë. Ndërkaq, për Haradinajn ka thënë se mendon vetëm rikthimin në krye të qeverisjes së vendit dhe, sipas Haraqisë, këtë e ka dëshmuar që me mbarimin e zgjedhjeve ku nuk shkoi gjatë dhe kërkonte zgjedhje të parakohshme.

Publikuar: 27.06.2010 | 00:51
Lexuar: 536 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime