Nëse ne të rinjtë do të duhet të dalim jashtë mendimeve dhe komplekseve të prindërve tanë, atëher duhet ti bëjmë gjërat më ndryshe. Për të thelluar më shumë mendimin, më duhet të them se kjo ulje për të parë disa ndjeshje, është një qasje kolektive, dhe jo e rastësishme!
Nga
Eljan TANINI, Tiranë
Sikur të kisha gjysmën e njerëzve që shohin botërorin nëpër kafet e Tiranës, do e kishim hedhur poshtë Qeverinë. Për çëshjte futbolli ulemi ne në kafe, ndërsa për çështje të së drejtave qytetare nuk bëhemi bashkë asnjëherë.
Nuk është se nuk dua ta pranoj botërorin, dhe as që nuk duhet ta bëj këtë, por më bën më shumë përshtypje mënyra e ulur bythazi për të parë disa ndeshje. Nuk po them që është një gje e keqe dhe jo e pranuar, por dua të theksoj këtë dëshirë për tu bërë bashkë KUR KA NDESHJE NDËRKOMBËTARE DHE JO KUR KA HALLE QYTETARE! Si ka mundësi që kjo dëshira për tu mbledhur në kafe, është me kaq shumë mase jo për të zgjidhur hallet bashkë?
Nëse do kishim një ulje të tillë, pra nëse do kishim të paktën gjysmën e njerëzve që kanë këtë dëshirë për të pare ndeshjet, do qe fare më lehtë për të bërë plane më shumë për të drejtat qytetare. Dhe imagjinoni se ne as edhe këtë gjë nuk e kemi ende.
Më bëjnë kaq shumë përshtypje disa njerëz që kanë një dëshirë të ethshme për të menduar se disa halle duhet ti zgjidhin të tjerët. Nuk e shoh dhe nuk kam asnjë dëshirë të keqe të mendoj se ky botëror nuk duhet parë, dhe këtë nuk mund ta përcaktoj unë.
Nëse ne të rinjtë do të duhet të dalim jashtë mendimeve dhe komplekseve të prindërve tanë, atëher duhet ti bëjmë gjërat më ndryshe. Për të thelluar më shumë mendimin, më duhet të them se kjo ulje për të parë disa ndjeshje, është një qasje kolektive, dhe jo e rastësishme!
Njerëzit arrijnë të kapen mirë mendërisht, dhe kjo nuk ndodh fare rastesisht sepse këtu ka një mendim të imponuar nga kolektivi dhe nga vetë vetet: se duhet të ulemi për të parë diçka më shumë. Këtu, ystifikohen edhe hallet! Përsëri në përsëri, nuk dua të them se jam kundër të parit të ndeshjeve, por më shumë kundër kësaj dëshire të përbashkët dhe të shtënit masivisht për tu bashkuar.
Është koha më e mirë për ti parë njerëzit e këtij vendi bashkë, jo për ata vetë, jo per gjëra që u interesojnë atyre, por për stërollepsje kolektive. Në një vend ku shumë gjëra bëhen shume më mirë bashkë dhe merren përsëri në bashkësi, nuk mund të mendohet kurrsesi se ky vend ka kaq shumë halle.
E nëse kemi halle, atëhere duhen zgjidhur ato më parë, e më pas futbolli. Nuk jam kundër uljes masive së qytetarëve dhe mos qytetareve. Si mund të ndodhë që ne bëjmë kaq shumë tifozllëk kur fiton Interi, dhe nuk mblidhemi për të qare hallet tona? Nuk do të më shkonte kurrë ndermend që do të bërtisnim pa masë për një skuadër që është larg nesh e për të mos u mbledhur për ato gjëra që na takojnë më shumë.
Si mund të bërtasim kaq shumë bareve kur fiton një skuadër?
Pra, si mund të bërtasim kaq masivisht bareve, sa kur je në shtëpi dhe shikon punën tënde, njerëz që janë të ulur marrin një bërtitje gëzimi se një filan skuadër bëri gol! Por, si nuk mund të bërtasim për te drejtat tona, të paktën jo njëzëri por as pjesë pjesë!
Nuk mund të harrohen kaq lehtë disa gjëra që njeriu duhet ti bëj patjetër në jetë, ashtu siç edhe qytetarët nuk duhet të harrojnë se ka disa gjëra të tjera tepër më të rëndësishme. Dhe kur them se do kisha hedhur poshtë QEVE-RRINË me njerëzit e mbledhur në baret e Tiranës, nuk e di se nëse janë apo jo po ata qytetarë që do kishim ngritur kompllotin
Pyetja tjetër është se, a janë apo jo ata që duhet ta bëjnë këtë gjë? Po, edhe mund të jenë! Mua më shqetëson mangësia. Përsëri e them se, të hedhësh poshtë qeverinë e kam me idenë e përhumbur tek ne; thjesht dhe vetëm për më shumë, për një revoltë qytetare. Për uljen e turmës, dhe jo për mbledhjen e saj.
Nuk mund të quhesh kurrë qytetar, që mund të bësh çdo gjë për vendin tënd, po nuk protestove bindshëm për të drejtat e tua. Prandaj ne vuajmë çdo ditë, në kompleksin e kundërt të mbledhjes së turmës. Dikush e pyeti Diogjenin nëse kishte shumë njerëz në Lojërat Olimpike. - Kishte shumë shikues dhe pak njerëz - u përgjigj filozofi.