Si duket El Che, esencën dhe aforizmën e gjërave nuk e paska vërejtur me një optikë pak më specifike,por në sens për nga largëpamësia dhe për nga natyra e vizionarit paska çaluar,pasi në shekullin XXI,udhëheqjen e politikës, ekonomike, sociale, kulturore dhe i përzgjedhuri i të ashtuquajturve muratorve na doli dikush tjetër, i cili për nga ngjyra e racës radhitet në afro-amerikan që nënkupton racën e zezë.
Armend Fazliu
Deri në momentin kur ngjyra e lëkurës të mos konsiderohet ashtu siç konsiderohet ngjyra e syve, ne do të vazhdojmë të luftojmë ,e tha këtë një revulicionarë i cili luftoi në Kubë që jetoi nga periudha e viteve 1928-1967.
E skishte faj i shkreti, sepse të keshë autoritetin në pushkë është çështje madhore,megjithatë të keshë për aspiratë famën dhe autoritetin përmes lapsit është një çik më speciale dhe më me peshë, ngase filozofët dhe mëndjet e fuqishme që kanë lënë gjurmë në epokat e zhvillimit të njërzimit dhe të cilët i mbijetuan evolumit dhe globalizimit po marr si shembull Loku-n dhe Frensis Bekonin,e kishin parashikuar se rregullat, me rrënimin e ideve politike të Shekullit XX nuk do i krijojë ai që posedonte armën,por lapsin !
Kjo në praktikë është dëshmuar në relacionin Churchill-Stalin,ose Franklin Rooseveltt- Joseph Stalin,si pasojë ishte humbja e luftës së ftohtë dhe shkatrimi i BRSS-së nga Gorbachovi,i cili për nga origjina e shërbimeve të intelegjencës,i përkiste asaj amerikane,prandaj dhe u rrah nga qytetarët rus në Moskë.
Do e ndërlidh çështjen me fjalinë më lartë, e thënë nga njeriu që nuk i mjaftoi lufta,si fryt i së cilës doli pozita e udhëheqjes së bërthamës shtetërore bashkë me Fidel Castron,në këtë konstelacion të ndodhive un arijë të përfundoj në dy teza dhe opsione :
1)Egocentrizimi,i dashjes së të qenurit në vëmendje edhe pas luftës,duke u radhitur në figurat që do mbaheshin mend për popullin Kuban,dhe
2)Thyerja e thënies së Dickensit, ku thotë se "Secili njeri që nuk e don famën dhe pushtetin përllogaritet si hipokrit.
Si duket El Che, esencën dhe aforizmën e gjërave nuk e paska vërejtur me një optikë pak më specifike,por në sens për nga largëpamësia dhe për nga natyra e vizionarit paska çaluar,pasi në shekullin XXI,udhëheqjen e politikës, ekonomike, sociale, kulturore dhe i përzgjedhuri i të ashtuquajturve muratorve na doli dikush tjetër, i cili për nga ngjyra e racës radhitet në afro-amerikan që nënkupton racën e zezë.
Eh çmburrje për njerëzimin,lëre qe i zhdukëm dallimet e popujve në baza fetare,por aritëm që për udhëheqës të shtetit më të fuqishëm ekonomiko-ushtarak, të caktojnë për prijës një individ që i përket racës se zezë !,çfarë shpirtëmadhësie e them këtë me sarkazëm pasiqë nga këndvështrimi që un shoh,dhe vlersoj fakti që të zijtë morën në udhëheqje shtetin Amerikan dhe shoqerinë intelektuale Amerikane e mori për drejtim një zezak ndoshta dhe mysliman,i cili në Universitetin Al-Azhar të Cairos së Egjyptit, u drejtohet intelektualëve egjiptian me shprehjen Assalamualaikum.
Kjo më duket se shpinë në relacion të një kundërthënie të dy fakteve, egziston një dozë cinizmi nga shoqëria Amerikane,e cila është thirur nën shprehjen e bajraktarizmit kur është në pyetje demokracia-liberale, e cila me këtë lëvizje taktike të fundit tregon shpirtëmadhësine dhe shfaq në pah dashurinë për një krijim klime kozmopolite,për racën e njeriut në fjalë, dhe myslimanët kurse paralelishtë po fokusohem dhe po i bëj një kronologji çështjes Palestineze.
Në Gaza nga forcat speciale Izraelite shkelen fëmijë mysliman me tanksa,të cilat funksionojnë me lënde djegëse që uzurpohet me dhunë në Irak e i dhurohet Benjamin Netanyahu-t falë,a kjo vallë qenka "Oaza e Paqes ? Nejse
Po ti referohemi një shkalle tjetër vlerash,do të thoshim se këtu bëhet fjalë për një politikë të karakterizuar nga një cinizëm i paturpshëm,sepse fjala është për të mashtruar me vetëdije pikërisht ata që ke bërë hesap ti vrasësh.Nëse Europa krijoi Makiavelin,këtë e beri për të nxjerë në pah në çdo rast se makiavelizimi është produkt i politikës së konsideruar si e shëndetshme.
Por me të drejtë,ideologjia marksiste-leniniste qëndroi jashtë këtyre kritereve dhe akuza për cinizëm në emer të vetë idealit të saj.Në fakt,kush e akuzon për cinizëm nënkupton,duke u nisur nga mospajtimi midis tyre,se jo vetëm qëllimi,por edhe mjetet,janë bartëse vlerash,gjë që se pranoi kurrë markisizëm-leninizmi.
Per të,vetëm qëllimi final kishte vlerë,pak rëndësi kishin mjetet e përdorura,përfshire këtu njerëzit dhe grupet e njerëzve që i shërbejnë realizimit të qëllimit.Nëse cinizmi leninist na indinjon,kjo ndodh sepse ne shtrojmë vlera që shërbejnë si kritere njëheresh për mjetet dhe për qëllimet tona.
Cka do të thotë se për ne,në orbitën e demokracive perendimore,asnjë qëllim final si projekt politik,ekonomik,fetare apo tjetër,nuk i zavendëson vlerat,as nuk i merr mbi vete të gjitha vlerat.Nëse për shembull,vlera jonë referuese është dinjiteti i njeriut,kjo del mbi qëllimet e veçanta,dhe për pasojë ne nuk kemi të drejtë të përdorim çfardolloj mjeti pa verifikuar nëse e respekton edhe ai vleren referuese -në rast të kundërt parapëlqejmë të heqim dorë nga qëllimi i veçantë që patëm zgjedhur.
Pa dashur të krijojë amulli dhe agullimë,nganjëherë të imponohet nevoja për ndërlidhjen e shumë gjërave në disa segmente,dhe të elaborosh shumë ngjarje të cilat janë të sistemuara në formën zinxhirë dhe në formulën sa më të ngatëruara,me tendencë që të mos deshifrohen,edhe nëqoftëse ndokush din ti nuhasë, të ngele vetëm me aq.
Formacionet e krijuara,si fryt i së cilës buron politika globale,më bën të mendojë se kjo e fundit përputhet me planin dhe interesat shqiptare në Ballkan,por është e dhembshme kur hasim në udhëkryq me tërë elaboratën që theksova më lartë, sepse shtetet e Ligës Arabe,nuk e panë të arsyeshme të vendosin në agjendën e tyre edhe çështjen e njohjes së pavarsisë së Kosovës, numër i cili është i mjaftueshëm për shuarjen e llomotitjes Ruso-Serbe në Ballkan,pasiqë është kusht për një shtet i cili pretendon qëndrueshmerinë stabile,të kenë njohur 100 shtete përfshire cilësinë dhe sasinë në numer,ndihmë të cilën mund të na ofrojnë vëllezërit tanë (myslimanë),gjë që me keqardhje konstatoj se nuk ndodhi,megjithëatë kjo nuk domethënë se do ngelë përfundimtare,shqiptarët akoma shpresojnë ,,çrëndesi ka pergojimi,nëse na druajn
.?
Pikërishtë nëqoftëse e arrijmë këtë të fundit,do të jemi faktorë në Gadishullin Ballkanik pikë e rëndësishme strategjike për fuqitë e mëdha,megjithatë a vlejnë mendimet e drejtorëve të prognozave politiko-sociale për Ballkan,se lufta e 2001-shit ishte e fundit në Ballkan ? Duke pasur parasyshë ndodhitë e fundit,në: Shqipëri,Kosovë,Maqedoni,kemi tendencë për destabilizim dhe njollosje të shqiptarëve të Maqedonisë,kemi protesta nga qindra mijra njerëz në Shqiperi,në Kosovë kemi struktura paralele ne veri të Mitrovicës,pika doganore 1 dhe 31 vërshohet nga mallra serbe të cilat nuk paguajnë tatim ! Mjegull, diçka po zihet