E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Riviera është pjesë e kurorës shqiptare, ndriçuar nga margaritarë. Himarën e gjejmë në thellësinë e shekujve. Ajo është një krahinë etnogjeografike në jugun e rrethit të Vlorës, në brigjet e Jonit.
REPORTAZH: Toka jonė, e bijve tanė!







Eglantina Bajrami

Një udhëtim dhe vështrim historik në një nga perlat e natyrës shqiptare, në Rivierë.

Mbretëresha e bukurisë natyrore shqiptare, Vlora, është si një flutur e shkruar që nuk të bëhet ta lëshosh nga duart e nuk ngopesh së pari.

Të tillë e ka bërë natyra, të tillë e kanë bërë njerëzit. Vlora është zemra e turizmit vendas e të huaj, e cila rreh fort në detin e kaltër të Jonit, në brigjet e lakuara të tij dhe në ajrin si kristal, që si një tis i purpurt ka mbështjellë anembanë bregun. Vlorën, historia që na vjen nga lashtësia e përmend me emrin Aulona. Ajo ishte një nyje lidhëse e rrugëve tokësore e detare. Të shumta janë vendbanimet e lashta neolitike të shek. IV-III p.e.s., për to dëshmojnë veglat prej guri, qeramike e pikturat si në fshatin Velçë, në fshatin Vajzë, Kalaja e Kaninës, Oriku, Amantia, tjetër qendër në fshatin Ploçë. Qyteza ilire të një rëndësie të veçantë ishin Kanina e Himara.

Riviera është pjesë e kurorës shqiptare, ndriçuar nga margaritarë. Himarën e gjejmë në thellësinë e shekujve. Ajo është një krahinë etnogjeografike në jugun e rrethit të Vlorës, në brigjet e Jonit. Njihet me emrin “Bregdeti i Sipërm” dhe si Riviera shqiptare. Proceset e fuqishme tektonike dhe vërshimi shkatërrues i dallgëve të detit kanë krijuar një vijë bregdetare të gjarpëruar me shumë gadishuj të vegjël, kepa, gji dhe limane, që i japin bregut të detit bukuri të rralla dhe vlera të mëdha turistike. Bregu është monumenti më i shkëlqyer i trashëguar nga natyra me bukurinë e një mjeshtërie të pakapshme. Pamjet madhështore të afrojnë optimizmin për jetën, freskinë e ndjenjave, bukurinë e shpirtit. Kuadri gjigant i një bote të tërë që përfshihet në të është burimi nga vazhdon të rrjedhë me vrull e të gurgullojë papushim frymëzimi i kristalte, ku njomi buzët muza e çdo bregasi. Bimësia është mesdhetare, valanidhi është druri më i lartë karakteristik i zonës, gjithashtu ka masive të ilqes që gjenden në përroin e Kudhësit. Ndër drurët e rrallë që rriten vetëm në bregdetin e Himarës, janë pambuku i egër dhe euforbia. Me nocionin Himarë kuptohej një shtrirje gjeografike qysh nga Himara e mirëfilltë bregdetare, deri në trevën e Tepelenës, duke përfshirë tërë malësinë e Kurveleshit deri në Butrint.

REPORTAZH: Toka jonë, e bijve tanë!
Përgjatë rrugës Vlorë-Himare shtrihen disa fshatra si: Palasa (Paleste), sipas të dhënave këtu në shek. 1 para Krishtit zbarkoi Çezari, ku u ndesh me Pompeun dhe ky i fundit pas përleshjes u kurua në plazhin e Jalit.

Dhërmiu (Drimades) i përmendur që në vitin 45 p.e.s. me plazhin e tij të virgjër e me rërë të pastër, ku spikat magjia e botës së nënujshme të Jonit.

Iliasi im i vogël, me shtëpitë me gurë, pjergullat e ullinjtë ofrojnë panoramë të mrekullueshme të zonës.

Çfarë peisazhi i çuditshëm! Lumi i Viroit i (Petazmes), përroi i Bletës kanë çarë dhe kanë sharruar shkëmbinjtë përgjatë shpateve të maleve deri në gjirin e Gjypesë. Iliasi, fshat në bregdetin e Jonit, dëshmohet si vendbanim i lashtë që në shek. e I p.e.r. Helios, (Diell, Gr.) me kalanë e Teutës ilire të Katafiqit. Këto gjurmë fortifikimesh tregojnë jo vetëm për autoktoninë iliro-arbërore, por edhe për forcën e qëndresës së rolit strategjiko-ndërlidhës të bregdetit me krahinat e brendshme të Labërisë. Vunoi me Jalin kurativ, qyteti i Himarës, Kudhësi, Piluri dhe Qeparoi. Banorët e zonës njihen për kultivimin e ullinjve, agrumeve etj. Gjatë udhëtimit mund të vizitoni disa objekte kulti shumë të njohura si: kisha e “Shën Mërisë” (shek.XIII-XIV p.k.), kisha e “Shën Mitrit” (shek.VII-XIV p.k.), kisha e “Shën Kollit” e “Shën Ilias” e “Shën Onufrit”.

Një nga objektet më interesante është kalaja e “Ali Pashës” në Porto Palermo dhe shpella e “Peshkatarit”. Në Himarë me interes është shpella e Spilesë që ruan edhe legjendën e Odisesë.

Qeparoi, fshat i veshur me gjelbërim të përhershëm me agrume e ullinj, njihet që në shek. IV p.k nëpërmjet fortifikimeve të kalasë së Karosit.

REPORTAZH: Toka jonë, e bijve tanë!
Himara, si për të gjithë bregasit edhe për mua, është një perlë e artë plot shkëlqim. Prejardhja e toponimit “Himarë” vjen nga fjala “Kimeret” d.m.th. himariotët, që banojnë prej shekujsh në trojet e tyre. Himara është më shumë sesa është folur e shkruar. Ajo ka qëndruar dhe qëndron përpara botës e veshur në mënyrë të hijshme dhe sa e thjeshtë, aq edhe e madhërishme, bri Maleve të Vetëtimës, anës Detit Jonian, duke folur shqip e greqisht. Ajo është krahinë e përmendur dhe e lëvduar që në kohën e Homerit, shek. VIII, i cili thekson se këtu gjendet popullsia e himerëve (himariotëve).

Ata i ka lidhur me njëri-tjetrin rrezja e dritës që ka patur secili në vetvete, e cila ka bërë që të jenë më të qetë, më të sigurt, për të jetuar të lirë, të pavarur, si evropianë.

“Nga mot i guximshëm himarioti……

nëpër pllaja e male të madhërishme,

nëpër brigje deti të shenjtëruar...”

Nevoja e vetëruajtjes nga asimilimi osman, romak apo sllav, për të jetuar ditët e veta dhe “kur janë të zemëruar” është më e fortë se stuhitë e viteve dhe shekujve që shkuan. Himara ishte një qytet bregdetar i Kaonisë. (Kaonet- të pasundueshmit sipas Tuqiditit). Kaonët, fis iliro-epirot, që banonin gjatë bregut të Jonit prej Thyamis (sot, Kallemi, lagje e Dhërmiut), në jug të Maleve të Vetëtimës deri në krahinat e brendshme të luginës së Drinos. Po sipas Tuqiditit, koinoi (himarioti) i Kaonisë nuk njihte pushtetin e mbretit. Dëshmohet me këtë emër që në shek. IV p.e.s.

Në mesjetë, mes katërmbëdhjetë fiseve ilire, ajo ishte qendër e rëndësishme administrative me fron princëror.

Himara me fshatrat e saj dëshmohet se kanë qenë të banuara që në kohën e paleolitit (XII-XXX vjet p.e.s.). Gërmimet arkeologjike në shpellën e Spilesë nga arkeologu italian Cardini (punimet në gurë, sterall, kocka etj.), tregojnë që kjo trevë ka qenë me të njëjtat kultura të paleolitit dhe të neolitit. “Himariotët ndoshta janë raca më e bukur në botë”, - shprehet ai.

Më shumë interes janë studimet shkencore, ku dëshmojnë se himariotët janë pellazgë. Kalaja e vjetër në fshatin Himarë është dëshmi e faktuar e shek. IV p.e.r.

 REPORTAZH: Toka jonë, e bijve tanë!
Ndonëse Virgjili i mbiquan si “hajdutë të papërkulur e të rrezikshem”, e vërteta nga mjaft studiues qëndron në faktin se kjo akuzë është lidhur si nyje e pazgjidhshme me qëndresën dhe kundërshtimin për t’u bërë skllevër. Me asgjë tjetër. Këtë e dëshmon edhe Bajroni. Poeti i përmend ata në këngët e tij, sikundër tregojnë vargjet: “e kush është më trim sesa himarioti esmer?”, apo “Të bijtë e Himarës që s’falin as mikun...”.

Asnjë lloj invazioni nuk i tundi nga vendi.

E ç’të shkruash më parë për këtë vend të rrallë me njerëz të mrekullueshëm.

Trimëria dhe bëmat e bijve të bregut s’kanë të sosur.

“Dhamian, trëndafil me erë,

i paudhi ç’të ka prerë...”

Dhamiano himarioti është një ndër trimat që priten në 1537-tën me luftë ushtrinë osmane të komanduar nga vetë Sulltani. Dhamianua i njohur për aktin e tij heroik u vra duke e vënë të gjallë në hell. Për nder të tij, duhet të ngrihet një permendore nga më të lartat.

E kaluara e përbashkët heroike është e madhe, ashtu siç është e madhe edhe e tanishmja dhe e ardhmja. Në Himarë e më gjerë, veç hapit tim dëgjoj mbi tokë edhe hapat e himariotëve të mi, me të cilët dua të bashkoj penën dhe zemrat, për ditë më të mira.

Shoh mirë e qartë se Himara do të kontribuojë për integrim. Më shumë duhet bërë për Bregun, ku monologu i nënës të mos ndihet më në vatrat shqiptare:

Jam grua plakë, me këmbë në varr, pa njeri,

për një gote ujë, te çezma mezi zvarritem,

si në kllapi pyes: ç’faj kam bërë Perendi,

në këtë moshë nga bijtë të braktisem?

Shqipëria nuk mund të futet në botën evropiane pa integruar më parë Himarën. Në krahët e Jonit është toka jonë, e fëmijëve tanë.

Bregu është vendi i të parëve të mi. Kam mall për vendin tim, për vendin e të parëve. Mall që nuk rresht kurrë dhe më ndjek pas “si mendim i mundimshëm”. Mall që merr formën e hijes së ullirit, të pjergullës, të njerëzve!.....

Mall që çel vazhdimisht “si sythi i biskut të limonit, në pranverë”! Në çdo udhëtim mundohem të lë mbrapa mendimet e mia të mundimshme, por ato më ndjekin si të çmendura, me jehojnë të stuhishme me emra të ndryshëm.

O kujtimet e mia, mendimet e mia,

shtriheni me radhë

në një shtrat të rrëmbyeshëm,

të pathyeshëm,

deri në bregun e Jonit.

Publikuar: 27.06.2010 | 14:14
Lexuar: 1083 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime