E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Një nga qëllimet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës është të përmirësoj arsimin në të gjitha nivelet, duke filluar nga arsimi fillor, i mesëm dhe arsimi i lartë theksoi Ademi.
Ademi mori pjesë në kremtimin e 10 vjetorit Jubilar të Kolegjit Amerikan në Shkup


Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi, mori pjesë në ceremoninë solemne me rastin e kremtimit të 10 vjetorit të Universitetit, Amerikan Kolegj në Shkup. Duke ju uruar Jubileun të gjithë të punësuarve dhe studentëve, Ademi tha se shpreson se UACS do të festojë edhe shumë përvjetore tjera të rëndësishme.

Një nga qëllimet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës është të përmirësoj arsimin në të gjitha nivelet, duke filluar nga arsimi fillor, i mesëm dhe arsimi i lartë theksoi Ademi.

Ky universitet është konfirmim se përpjekjet tona janë duke lëvizur në drejtimin e duhur. Të fitohet edukim është detyra themelore e të gjithë institucioneve arsimore, por privilegjin për të investuar në çdo studentë në veçanti kanë qytetarët akademikë të cilët arsimimin e tyre e formojnë në Universitetin Amerikan Kolegj Shkup, u shpreh Ademi.

Ministri tha se gjatë dhjetë viteve të punës, UACS ka dëshmuar se është një institucion i lartë arsimor, studentët e të cilit me portfolionë e tyre kanë "biletë të hapur" për vazhdimin e arsimimit në universitetet më me renome, si dhe për pozita udhëheqëse në kompanitë ku do të punësohen.
Krahas ndërkombëtarizimit të kurrikulave mësimore dhe stafit profesional akademik, Universiteti American College Shkup ka edhe bashkëpunim të rëndësishëm ndërkombëtar me disa nga institucionet më të mira të arsimit të lartë në mbarë botën.

„Ajo që përfundimisht duhet të theksohet për UACS është bashkëpunimi me Fakultetin e Menaxhimit të Mastrihtit me të cilën Universiteti American College Shkup u bë partneri zyrtar i këtij universiteti prestigjioz për zbatimin e programit Global MBA në ciklin e dytë (studime të masterit në administrim biznesi). Duke filluar me vitin akademik 2015/2016, ky program do të zhvillohet në Shkup, që do të ju mundësojë studentëve marrjen e diplomës së dyfishtë nga një institucion i huaj i arsimit të lartë” tha Ademi.

Njëkohësisht, Universiteti ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me universitete anembanë Evropës dhe SHBA-ve, të cilat studentëve u japin mundësinë për të fituar përvojë ndërkombëtare gjatë studimeve të tyre deridiplomike dhe postdiplomike.

Publikuar: 06.10.2015 | 12:14
Lexuar: 696 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime