E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Me sjelljen e parashtrimit elektronike në Regjistrin Qendror, theksoi ai, do të fitojnë në cilësi dhe sasi.
Nga 1 nëntori regjistrime elektronike në Regjistrin Qendror


Nga 1 nëntori hyjnë në fuqi ndyshimet në ligjet për shoqata tregtare dhe për sistem njësportel dhe për menaxhim të Regjistrit tregtar dhe regjistrit të personave tjerë juridik. Kjo në praktikë do të thotë se të gjitha regjistrimet në Regjistrin Qendror, në regjistrin tregtar më saktësisht do të kryhen vetëm në mënyrë elektronike edhe atë përmes agjentëve regjistrues.

Me ndryshimet e fundit ligjore kategoria agjent regjistrues është zgjeruar me avokatët të cilët për herë të parë marrin pjesë si bashkësi profeisonale gjatë regjistrimeve elektronike në Regjistrin qendror. Këzë sot e theksoi drejtori i Regjistrit qendror të Republikës së Maqedonisë Andrea Popovski para fillimit të trajnimit për agjentë regjistrues përmes prezantimit të trajnimit për e-regjistrim, i cili mbahet në komunën Kisella Vodë.

Të gjithë regjistrimet në Regjistrin qendror, theksoi Popovski, do të fitojnë cilësi sepse fletëparaqitjet dhe të gjithë parashtresat deri te Regjistri qendror për regjistrim në regjistrin qendror do të dorëzohen nga parashtrues të autorizuar të cilët në mënyrë cilësore dhe të suksesshme do të mund t'i parashtrojnë dhe nuk do të ketë probleme rreth regjistrimit që të kthehen prapa dokumentet etj.

Shpjegoi se Regjistri qendror për këtë qëllim ka kryer sendërtim të zgjidhjes ekzistuese softuerike gjegjësisht sistemit për e-regjistrim dhe nga ana e tyre është testuar sistemi i cili veçmë është i gatshëm për lëshim në përdorim.

"I fillojmë trajnimet e avokatëve në Shkup. Deri më tani kemi bërë trajnime në 12 qytete më të mëdha në Maqedoni në të cilat morën pjesë mbi 300 avokatë, ndërsa në Shkup veçmë kemi të paraqitur rreth 450 avokatë. Paralelisht me këtë dorëzohen edhe kërkesa për fitim të autorizimit për agjent regjistrues", tha Popovski dhe shtoi se trajnimet i realizojnë të punësuar nga Regjistri qendror dhe qëllimi është që të jenë të pranishëm numër më i vogël i avokatëve rreth 30 që të mundet trajnimi të jetë më cilësor dhe të ketë pjesëmarrje interaktive të trajnuesve dhe avokatëve.

Me sjelljen e parashtrimit elektronike në Regjistrin Qendror, theksoi ai, do të fitojnë në cilësi dhe sasi.

"Regjistri Qendror disponon me 12 zyra regjistruese dhe rajonale në të cilët dorëzohen dokumentet për regjistrim (të themelimit, të ndryshimeve, të fshirjes) me ç'rast u jepet mundësi edhe subjekteve të cilët janë në vendet më të vogla të mund të parashtrojnë përmes regjistrim të agjentit regjistrues për ndryshim, fshirje ose themelim në Regjistirn qendror. Sistemi funksionon tashmë një vit e gjysmë për regjistrimin e themelimit, kemi 40 agjentë regjistrues në 44 qytete dhe me avokatët do ta zgjerojmë kategorinë agjent regjistrues", shtoi Popovski.

Kryetari i Odës së Avokatëve të Republikës së Maqedonisë Nikolla Dodevski tha se sjellja e agjentëve regjistrues e dëshmon atë që sërish punët t'i kryejnë ata të cilët janë të kualifikuar dhe vetëm kanë të drejtë t'i ekzekutojnë, ndërsa ajo është ndihmë juridike e cila siguron siguri juridike qytetarëve në këtë rast shumë e rëndësishme për investitorët të cilët vijnë në Maqedoni.

Theksoi se tani 500 agjentë regjistrues do të kenë të drejtë të regjistrojnë kompani. Kjo, theksoi Dodevski, do të thotë se në Maqedoni kurdo që të hyni në cilindo moment keni shërbim të lartë cilësor juridik për regjistrim të kompnivedhe mëtej për të gjitha ndryshimet të cilat u nevojiten investitorëve në Maqedoni.

Sipas tij, avokatura duhet ta marrë vendin e saj të cilin e meriton.

Publikuar: 06.10.2015 | 12:55
Lexuar: 623 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime