E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Proceset integruese, si ato rajonale ashtu edhe euro-atlantike edhe një herë u konfirmua se janë alternativë e vetme për popujt dhe shtetet e Ballkanit perëndimor. Praktika e mirë e filluar në Vlorë dhe Ohër u dëshmua edhe në takimin e Prizrenit.
Ali Ahmeti pėrshėndet takimin e liderėve tė rajonit nė Prizren
















Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, në një letër dërguar presidentëve që morën pjesë në Samitin e zhvilluar në Prevallë të Prizrenit, ka përgëzuar ata, për përkushtimin e tyre rreth integrimit të rajonit në BE dhe NATO.

Proceset integruese, si ato rajonale ashtu edhe euro-atlantike edhe një herë u konfirmua se janë alternativë e vetme për popujt dhe shtetet e Ballkanit perëndimor. Praktika e mirë e filluar në Vlorë dhe Ohër u dëshmua edhe në takimin e Prizrenit.

"Vendet tona, si fqinjë të mirë, po e rikonfirmojnë realitetin e ri se kur ka vullnet të mirë, kur kultivohet klimë e mirëkuptimit dhe fqinjësisë së mirë, nga shtete rivale dhe me paragjykime për njeri-tjetrin, po shndërrohemi në partnerë dhe aleat në orientimet tona për Ballkanin e integruar në NATO e BE dhe rajoni ynë, nga vatër e krizave të shpeshta dhe e luftërave të përgjakshme po bëhet faktor paqeje e stabiliteti", thuhet në letrën e Ali Ahmetit dërduar presidentëve të rajonit.
Presidentit  Sejdiu,Topi, Ivanov dhe Vujanovic

Lideri i BDI-së, Ahmeti në letrën e tij ka përgëzur liderët për shembullin e mirë që japin në integrimin e Ballkanit.

"Maqedonia, Shqipëria, Mali i Zi dhe Kosova po promovojnë vlerat evropiane në rajonin tonë. Lëvizja e lirë e qytetarëve, lufta kundër trafiqeve dhe krimit të organizuar, rruga e reformave, bashkëpunimi i sinqertë mes këtyre vendeve siguron për popujt një të ardhme më të mirë dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Duke ju uruar dhe përgëzuar për kapacitet e liderit që po dëshmoni me këto porosi që po përcillni nga Prizreni i lashtë, Ju garantoj se vlerat, benefitet dhe të mirat e këtyre takimeve gjithnjë e më shumë do të dëshmojnë se Ju jeni burrështetas të vërtet, vizionar që edhe me shembullin personal po trasoni rrugën e pa kthim të bashkëpunimit, integrimit dhe perspektivës evropiane të shteteve dhe popujve tanë.

Uroj që në takimet e radhës, katërshes suaj ti bashkohen edhe personalitete tjera me ndikim, sepse rajoni ynë ka nevojë për unitet, për politikanë të guximshëm, të cilët do të dinë të ndërtojnë urat e bashkëpunimit, të ndërtojnë rrugë të cilat popujt tanë do i bashkojë në Evropën e bashkuar", thuhet në letrën e liderit të BDI-së Ali Ahmeti, dërguar Presidentit Topi, Sejdiu, Ivanov dhe Vujanovic.

Publikuar: 27.06.2010 | 19:03
Lexuar: 547 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
Lazo (28/06/2010 17:01:11) Ne radhe te pare e pergezoj zoteriun Ahmeti per dashamiresine qe i do ballkanit dhe mendimin integrues.
Ne radhe te dyte e kritikoj per gabimet drejtshkrimore: (trasoni - trazoni)dhe(evropian - europian).
Dikush mendon se keto gabime nuk eshte e nevojshme qe te ceken por per nje syrtar shteti dhe deputet dhe detaji me i voel duhet pasur kujdes.
njekohesisht dhe une e pershendes nismen e katershes (sic e quan zoteri Ahmeti) qe te nxjerrin vendet ballkanike nga urrejtja shekullore. Ju faleminderit.
Gjuhėtari (29/06/2010 00:43:46) I nderuar Lazo! Unė jam gjuhėtar dhe mė bėhet qejfi qė kujdeseni pėr gjuhėn shqipe, pasi duke u kujdesur pėr gjuhėn tonė, ne kujdesemi pėr tė ardhmen. Por nė rastin konkret jeni gabim. Fjala TRASONI do tė thotė SHTRONI dhe jo trazoni dhe emri Evropian ėshtė saktė, ndėrsa Europian ėshtė gabim. Emri i Evropės nė shqip ėshtė Evropė, ndėrsa nė anglisht ėshtė Europe. Sidoqoftė tė falėnderoj dhe uroj qė sa mė shumė si zotėria juaj tė kujdesen pėr gjuhėn shqipe.

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime