E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nga BDI-ja deklarojnë se kjo ide e Selmanit është e ide e vjetër ndonëse kryetari i tyre Ahmeti që në vitin 2001 kishte ngritur një iniciativë të ngjashme për formimin e këshillit koordinues, mirëpo edhe asokohe shqiptarët nuk ranë ujdi që të bëhen bashkë deri në realizimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit.
Partitė shqiptare larg marrėveshjes pėr qėndrime tė pėrbashkėta










Subjektet politike shqiptare larg arritjes së një marrëveshje për unifikim të qëndrimeve për realizimin e të drejtave të shqiptarëve. Kohë më parë lideri i DR-së Imer Selmani, ngriti një iniciativë për një gjë të tillë, mirëpo e njëjta u hodh poshtë nga partitë tjera politike shqiptare BDI dhe PDSH. Megjithatë nga partia e Selmanit shprehen se edhe më tej mbeten të hapur për bashkërenditje të veprimeve politike në vijw të zbatimit të plotë të Marrëveshjes Ohrit dhe integrimit të vendit në BE dhe NATO.

“Kryetari i DR-së ka bërë veçmë të njohur iniciativën e tij për unifikim të faktorit shqiptarë për disa çështje që janë me karakter etnik dhe partitë politike parlamentare të unifikohen në qëndrimet e tyre dhe të njëjtat ti dorëzohen qeverisë për implementim të shpejtë me afate të caktuara. Kjo iniciativë e dini edhe vetë se ishte refuzuar nga të dyja partitë tjera parlamentare, mirëpo ne edhe më tej jemi të hapur për një bashkërenditje të veprimit politik në vij të implementimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit, zgjidhjes së rasteve gjyqësore që kanë implikime politike por gjithashtu edhe zgjidhje të kontestit të emrit dhe anëtarësim të shpejt të vendit në NATO dhe BE”, tha Visar Ramadani, përfaqësues i DR-së.

Nga BDI-ja deklarojnë se kjo ide e Selmanit është e ide e vjetër ndonëse kryetari i tyre Ahmeti që në vitin 2001 kishte ngritur një iniciativë të ngjashme për formimin e këshillit koordinues, mirëpo edhe asokohe shqiptarët nuk ranë ujdi që të bëhen bashkë deri në realizimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit.

“Kjo në fakt është ide e vjetër, është ide e zotëri Ali Ahmeti i cili që në vitin 2001 propozoj që të formohet këshilli koordiantiv i të gjitha partive politike dhe i UÇK-së së atëhershme, mirëpo kjo ide u minua pikërisht nga PDSH-ja dhe nga partia nga e cila doli pikërisht edhe DR-ja. Kështu që këto janë ide të cilat kanë ekzistuar dhe që ndoshta do të ekzistojnë edhe në të ardhmen, mirëpo për momentin janë të parealizueshme sepse në zgjedhjet e lira dhe demokratike ne s i subjekt politik kemi marrë shumicën e votave të shqiptarët, kemi marrë legjitimitetin për ti përfaqësuar ato dhe kështu që ne do ti presim zgjedhjet e ardhshme, zgjedhjet e reja dhe DR-ja dhe partitë tjera do të duhet edhe njëherë të dalin në zgjedhje dhe të konfirmohen si parti politike dhe si grupe parlamentare”, u shpreh Adylaqim Ademi, sekretar i përgjithshëm i BDI-së

Kohë më parë edhe analisti i njohur shqiptarë Koço Danaj në një emision në Alsat, deklaroi se shqiptarët e Maqedonisë nuk kanë nevojë për opozitë shqiptare përderisa nuk arrihet implementimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit. Megjithatë duket se një gjë e tillë është larg realitetit.

Bedri Rexhallar

Publikuar: 27.06.2010 | 19:08
Lexuar: 229 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime