E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Si rezultat i investimeve të shpeshtuara, aktivi i bankave zvicerane është shtuar dukshëm, kështu që kapitali i klientëve privat vetëm në bankën "Julius Bajer" në prill është rritur për 14 për qind në 175 miliardë franka (128 miliarëd euro).
Kapitali privat kėrkon shpėtim nė bankat zvicerane










Gjatë këtij viti është vërejtur interes dukshlm i zmadhuar i pasnikëve evropianë për investime në institucionet financiare zvicerane, edhe pse Zvicra kohë më parë miratoi ligj për parashtrimin e të dhënave të klientëve të bankave në shërbimet e huaja tatimore.

Si rezultat i investimeve të shpeshtuara, aktivi i bankave zvicerane është shtuar dukshëm, kështu që kapitali i klientëve privat vetëm në bankën "Julius Bajer" në prill është rritur për 14 për qind në 175 miliardë franka (128 miliarëd euro).

Aktivi i bankës më të vjetër zvicerane "Lombard Odier" prej fillimit të vitit është rritur për gjashtë për qind në 156 miliardë franka (114 miliardë euro).

Përkundër krizës ekonomike globale, bankat zvicerane edhe më tej e kanë reputacionin e më të sigurtave në botë. Sipas të dhënave të shtëpisë konsultante "Boston Konsallting Grup", vjet në bankat zvicerane ishin deponuar 27 për qind e depozitave të përgjithshëm të VIP klientëve në vlerë tëpërgjithshme prej 1,6 bilionë euro.

Nga ana tjetër, për dallim nga shumica e vendeve në zonën e euros, gjendja financiare në Zvicër është solide, duke pasur parasysh se vitin e kaluar vendi pati suficit në buxhet prej 0,7 për qind nga bruto prodhimi vendor (BPV), ndërsa gjatë këtij viti parashihet deficit buxhetor prej 1,2 përqindëve të BPV-së. Deficiti mesatar buxhetor në eurozonë vitin e kaluar paraqiste 6,3 për qind të BPV-së, ndërsa për këtë vit parashihet që ai të rritet në 6,6 për qind.

Analistët parashikojnë se "pasuria" e kapitalit evropian në Zvicër do të vazhdojë edhe gjatë periudhës së ardshme, para së gjithash për shkak të problemeve financiare të numrit më të madh të vendeve të eurozonës, të cilat janë të detyruara t'i ulin shpenzimet buxhetore dhe t'i rrisin tatimet, por edhe për shkak të destabilitetit dhe oscilimeve të kursit të euros.

Publikuar: 27.06.2010 | 19:32
Lexuar: 531 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime