E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Mesazhi, tematika e madje edhe fjalët ishin thuajse identike. U bënë thirrje për unitetin, solidaritet, ndershmëri në reagimet e Europës.
Euroskeptikët, kundër Merkel-Hollande: Fisnikëria e tyre është kalbur










Ishin pjesë fjalimi, që dukeshin si të shkuara nga e njëjta dorë. Përpara Parlamentit Europian, të mërkurën, Angela Merkel dhe Francois Hollande u fokusuan që të dy te krizat, që po çojnë drejt frakturave brenda BE-së.

Mesazhi, tematika e madje edhe fjalët ishin thuajse identike. U bënë thirrje për unitetin, solidaritet, ndershmëri në reagimet e Europës.

Kancelarja hoqi edhe paralele mes BE-së sot, e asaj të 1989-s, hera e fundit kur udhëheqësit e Francës e të Gjermanisë dolën së bashku në të njëjtën foltore. Ajo çfarë ndodhi në Strasburg u përkthye shpejt si përpjekje e dy vendeve për të dëshmuar se, luajnë rol drejtues në BE.

Udhëheqësi i Francës dhe ajo e Gjermanisë e bëjnë çdo gjë së bashku; shpëtojnë bashkë Ukrainën, ndihmojnë refugjatët, mbrojnë Europën prej populistëve. Mesazhi ishte i qartë: nuk ka gjë që na ndan.

Vetëm me një motor të fortë franko-gjerman, kontinenti i vjetër mund t’i zgjidhë problemet brenda dhe jashtë tij. Por, ndryshe nga Helmut Kohl dhe Francois Mitterrand, 26 vite më parë, fjalimet e dy krerëve këtë radhë nuk patën vetëm lavdërime.

Kundërthëniet nuk munguan, e më të zëshmet ishin komentet fshikulluese të nacionalistëve, si Nigel Farage i UKIP-it, që u tha europarlamentarëve se qëllimet dikur fisnike të Francës e Gjermanisë, sot janë kalbur krejtësisht.

Franca - tha Farage, - duke u kthyer nga Hollande, është zënë në çarkun e një monedhe, nga i cili nuk po del dot, e të gjitha këto përpëlitjet që bën për të dalë në pah janë vetëm disa shashka tymuese, qëe i lëshon një Europe të dominuar kokë e këmbë nga Gjermania.

Udhëheqësja e Frontit Nacional, Marine le Pen i akuzoi nga ana tjetër dy udhëheqësit se po përpiqen të vendosin në mënyrë absurde dominimin e vet, e iu drejtua Kancelares gjermane me fjalët: “Madam, nuk po ju njoh më!”.

/ Top Channel

Publikuar: 09.10.2015 | 11:01
Lexuar: 769 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime