E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në periudhën e ardhshme, informon ministri i Transportit, planifikojmë të fillojmë me ndërtimin apo rindërtimin e disa akseve të autostradave.
Misajlovski: Investime prej 800 milionë eurove për autostrada të reja











Me buxhetin e propozuar për vitin 2016 për Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve janë paraparë gati dy miliardë denarë për realizimin e projekteve të infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore, ndërtimin e ndërtesave sociale, ujësjellësit dhe kanalizimeve, rrugëve për këmbësorë, teleferikut në Vodno dhe projekte të tjera. Këto fonde do të përdoren për realizimin e projekteve të filluara, por, gjithashtu, edhe për fillimin e të rejave që i kemi premtuar në programin tonë, thekson në intervistën për MIA ministri i Transportit dhe Lidhjeve Vllado Misajlovski.

Rezultatet e aktiviteteve të vazhdueshme të ndërtimit, thekson Misajlovski janë të dukshme në terren. Në vijim është ndërtimi i 155,7 kilometrave të rrjetit të ri të autostradës, një investim prej rreth 800 milionë euro. Që nga ndërtimi i autostradës Demir Kapi-Smokvicë, në një gjatësi prej 28,2 kilometra me investim prej 210 milionë eurove, progresi i punimeve është 65,5 për qind, ndërsa në autostradën e re Milladinovc - Shtip, i cili duhet të jetë 47 kilometra e gjatë, me një investim prej 206 milionë eurove, progresi është 20 për qind. Në autostradën Kërçovë-Ohër, me një gjatësi prej 57 kilometrave dhe një investim prej 374 milionë eurove, progresi është 7,7 për qind. Në vijim janë aktivitetet edhe për rehabilitimin e aksit të autostradës Veles-Katllanovë (Shkup) në një gjatësi prej 23,5 kilometrave. Investimi është me vlerë prej 5,6 milion euro, ndërsa afati për përfundim e punimeve në nëntor të këtij viti", tha Misajlovski.

Në periudhën e ardhshme, informon ministri i Transportit, planifikojmë të fillojmë me ndërtimin apo rindërtimin e disa akseve të autostradave. Në tetor ajo do të fillojë rindërtimi i autostradës Smokvicë-Gjevgjeli 10,15 kilometra, me një vlerë të llogaritur prej shtatë milionë eurove, ndërsa në fund të vitit të autostradës Kumanovë-Milladinovc me një gjatësi prej 23 kilometrave, me një investim me vlerë prej 16 milionë euro. "Është planifikuar ndërtimi i aksit të autostradës Trebenishte - Strugë me një gjatësi prej 8,5 kilometrave. Kostoja e vlerësuar e projektit është 45 milionë euro. Është paraparë rehabilitimi edhe i aksit të autostradës Negotinë - Demir Kapi, në një gjatësi prej tetë kilometrave, ku punët ndërtimore do të fillojnë në vitin 2017. Për ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë do të shpallim thirrje publike për partneritetin publiko-privat", theksoi ministri Misajlovski.

Në pjesën e rrugëve rajonale dhe magjistrale, thekson, në vijim është ndërtimi dhe rehabilitimi i rreth 100 kilometrave të rrjetit rrugor një investim prej 37 milionë eurove. Gjatë këtij dhe muaji të ardhshëm, siç paralajmëroi, do të fillojë rindërtimi i gjashtë rrugëve rajonale në gjatësi prej 73 kilometrave, të cilat do të investohen 10 milionë euro.

Për vitin e ardhshëm për rehabilitim janë planifikuar edhe rrugët Koçan - Dellçevë, rruga Gradsko - Prilep, Ohër - peshtani, Shtip-Koçan, Shtip-radovish... ndërsa duhet të fillojë edhe ndërtimi i rrugës Rankovc-Kriva Pallankë,...

Mes tjerash, Misajllovski paralajmëron se këtë vit do të rikonstruohen 46 rrugë lokale në 36 komuna në vlerë prej 7,2 milionë eurove. Deri më tani janë përfunduar 28 drejtime rrugore lokale, ndërsa në rrjedhë është rikonstruimi i 17 prej tyre.

Misajllovski në intervistë flet edhe për ndërtimin e infrastrukturës hjekurudhore dhe thekson se aktivitetet për hekurudhën drejt Bullgarisë po zvillohen në vazhdimësi.

"Në të njejtën kohë, punojmë edhe në projektin për ndërtimin e hekurudhës së re drejt Shqipërisë. Këtu e shohim mundësinë për t[ë vendosur edhe një aks drejt Ohrit. Është herët të thuhet për fillim të aktiviteteve ndërtimore por mendoj se kompletimi i Korridorit 8 hekurudhor do ta rrisë konkurrencën e Maqedonisë në mesin e rutave hekurudhore ballkanike", thekson Misajllovski.

Ai paralajmëron se së shpejti do të arrijë treni i parë i udhëtarëve me elektromotor, si pjesë e ripërtëritjes së parkut të trenave në HM Transport. "Treni i dytë i udhëtarëve sipas marrëveshjes presim të arrijë deri në fund të nëntorit. Invgestimi në vlerë prej 25 milionë eurove do ta rrumbullakësojmë se tremujorin e parë të vitit 2016 kur do të dërgohen edhe katër trena të ri me çka do ta zëvendësojmë 60 për qind parkun e trenave të Hekurudhës", thotë Misajllovski.

Thekson edhe se po punohet intensivisht në tërheqjen e aerokompanive të reja që do të mundësojnë destinacione tër eja për qyatetarëtr e Maqedonisë përmes çmimeve të kapshme.

Publikuar: 09.10.2015 | 11:27
Lexuar: 597 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime