E shtunë, 15.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në këtë drejtim, fushat sportive të parapara për tenis do të kthehen në gjendjen e mëparshme, duke u rinovuar dhe adaptuar për ushtrimin e sportit në fjalë.
Çairit i shtohet edhe një klub sportiv, ai i tenisit

Sot, zyrtarë të Komunës së Çairit mbajtën konferencë për media lidhur me fushat e tenisit në lagjen e Fushë Topanës.

Duke pas parasysh rëndësinë që Komuna e Çairit i kushton sportit dhe investimin shumëvjeçar që e bën në drejtim të avansimit të tij, duke përkrah fuqimisht klubet e shumta sportive që gravitojnë në Çair, investimin e radhës do ta fokuson në zhvillimin e sportit të tenisit.

Në këtë drejtim, fushat sportive të parapara për tenis do të kthehen në gjendjen e mëparshme, duke u rinovuar dhe adaptuar për ushtrimin e sportit në fjalë.

Në konferencën për media i pranishëm ishte edhe teniseri nga Maqedonia i cili ka një bagazh të madh të fitoreve dhe sukseseve kombëtare dhe ndërkombëtare, Shendrit Deari.

Ky i fundit do të jetë kryetar i klubit të ri të tenisit që do t’i shtohet familjes së madhe të sporteve në Çair.

Në klubin e tenisit do të mund të regjistrohen të gjithë të interesuarit që kanë dëshirë dhe pasion për të ushtruar këtë disciplinë sportive.

Në këtë mënyrë, tereneve të tenisit në Fushë Topanë do t’u kthehet gjallëria dhe në të njëjtën kohë qytetarët e Çairit do të kenë një vend plus për sport dhe rekreacion.

Publikuar: 09.10.2015 | 14:39
Lexuar: 848 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime