Më turneun e Uimbeldonit ka ardhur dhe pyetja: Tenisi i femrave është sport, argëtim, biznes apo konkurs bukurie? E shtyra nga kërkesa e sponsorëve, rrjeteve televizive dhe një lloji të ri marketingu, tenisi i femrave është kthyer në një mekanizëm që manipulon imazhin e tij.
Si është shndërruar sporti në një spektakël veshjesh e bukurie.
Tenisi i femrave është mbase sporti më joshës në botë, një lloj sporti modern dhe spektakli argëtimit. Pjesa më e madhe e mediave fokusohen më shumë në paraqitjen e jashtme të femrave nga njëherë sesa tek loja. Pak kohë më parë shumë revista botuan lista të femrave më seksi të tenisit. Në vendit e para qëndrojnë serbja Ana Ivanovic dhe dy ruset, Kournikova dhe Sharapova.
Më turneun e Uimbeldonit ka ardhur dhe pyetja: Tenisi i femrave është sport, argëtim, biznes apo konkurs bukurie? E shtyra nga kërkesa e sponsorëve, rrjeteve televizive dhe një lloji të ri marketingu, tenisi i femrave është kthyer në një mekanizëm që manipulon imazhin e tij. Emrat më të mëdhenj të kësaj loje janë dhe atletet femra që fitojnë më shumë në botë.
Por, shumë tradicionalistë ankohen se ky sukses është arritur duke iu dhënë interesave komerciale që synojnë të shfrytëzojnë joshjen dhe famën e një numri relativisht të vogël lojtaresh, duke lënë pas dore bazën më të gjerë të lojës. Gjithnjë e më shumë femrat teniste shfaqen në foto provokuese me ose pa rroba. Asnjë prej tyre nuk është dënuar se është veshur në mënyrë të papërshtatshme, dhe ato femra teniste që kanë kuptuar se imazhi shet, si Serena Williams kanë përfituar plotësisht nga liria e veprimit që i lejojnë rregullat.
Ishte motra e Serenës, venus e cila u shfaq gjatë lojës muajin e kaluar me një fustan prej tyli të zi, duke bërë mjaft bujë. Ka shumë presion për sa i përket paraqitjes së jashtme. Të gjithë flasin për pamjen dhe të gjithë janë të fokusuar aty, por unë po përpiqem thjesht të luaj tenis, thotë Grace Lin, një 16-vjeçare amerikane nga Xhorxhia. Në një farë mënyre, e ardhmja e tenisit të emrave u vendos nga Anna Kournikova, e cili në fillim të viteve 90 u shfaq si një sirenë bionde duke u bërë femra më e famshme e tenisit shumë shpejt.
Anna nuk ka fituar shumë ndeshje, por ka siguruar shumë herë titullin Femra më seksi në sport duke fituar kështu me miliona dollarë nga fotot nëpër revista. Tani të gjitha duan të jenë Kournikova, thotë ish-tenistja amerikane, Mary Carillo. Por, Kournikova sështë e vetmja bukuroshe e tenisit. Ana Ivanovic është cilësuar për pesë vitet e fundit si një ndër femrat më seksi të tenisit. Ivanovic ka lindur në Bograd dhe cilësohet si ato teniste që janë aktive jashtë dhe fushës së tenisit.
Tenistja serbe është gjithashtu edhe ambasadore e UNICEF-it. Ashley Harkleroad doli në skenë në moshën 16-vjeçare, kur ajo u shfaq në turneun U.S. Open në vitin 2001 me pantallona shumë të shkurtra dhe në bluzë të shkurtër. Ajo humbi në raundin e parë, por figura e saj dhe bishti i kapur i flokëve e futën atë në listën e femrave më seksi të tenisit. Maria Sharapova është ajo që quhet mbretëresha e tenisit dhe është ruse.
Ndryshe nga Anna Kournikova, Sharapova ka fituar një kampionat të Uimbeldonit dhe është bëri numri një i botës. Ajo është lojtarja e tenisit më e famshme dhe më e kërkuar në botë, e një prej femrave më seksi në botë. Dominika Cibulkova është një teniste profesioniste sllovake. Ajo është gjithashtu dhe një ish-World Junior No.3, rang që e arriti në maj të vitit 2005. Në korrik të vitit 2009 ajo u rendit e 12-ta në botë, duke u bërë kështu një prej tenisteve më të suksesshme të kohës, e një prej femrave më seksi të këtij sporti.
Ana Ivanovic
Ana Ivanovic është cilësuar për pesë vitet e fundit si një ndër femrat më seksi të tenisit. Ivanovic ka lindur në Bograd dhe cilësohet si ato teniste që janë aktive jashtë dhe fushës së tenisit. Tenistja serbe është gjithashtu edhe ambasadore e UNICEF-it.
Anastasia Myskina
E lindur në Moskë, Myskina është një kombinim i gjithë karaktereve të Mario Tennis. Ajo njihet për shpejtësinë dhe për shërbimet e saj të forta dhe dredharake. Por ajo është gjithashtu e njohur dhe për paraqitjen e saj dhe konsiderohet një ndër femrat më seksi të tenisit.
Anna Kournikova
Anna Kournikova ishte tenistja e parë ruse që u kthye në një yll të sportit dhe spektaklit. Ajo u shfaq me trupin e saj të hollë e të gjatë dhe fytyrën e pafajshme duke ndërthurur lojën me pamjen e jashtme. Ajo u bë akoma më e famshme kur u përfshi në një raport me këngëtarin e njohur, Enrique Iglesias.
Maria Sharapova
Maria Sharapova është ajo që quhet mbretëresha e tenisit dhe është ruse. Ndryshe nga Anna Kournikova, Sharapova ka fituar një kampionat të Uimbeldonit dhe është bëri numri një i botës. Ajo është lojtarja e tenisit më e famshme dhe më e kërkuar në botë, e një prej femrave më seksi në botë.
Ashley Harkleroad
Ashley Harkleroad doli në skenë në moshën 16-vjeçare, kur ajo u shfaq në turneun U.S. Open në vitin 2001 me pantallona shumë të shkurtra dhe në bluzë të shkurtër. Ajo humbi në raundin e parë, por figura e saj dhe bishti i kapur i flokëve e futën atë në listën e femrave më seksi të tenisit.
Caroline Wozniacki
Caroline ka qenë gjithnjë fanse e sportit ashtu si prindërit e saj, Piotr dhe Anna Wozniacki, atletë profesionistë. Ajo lindi nga prindërit e saj polakë në Danimarkë, në vitin 1990 e në moshën 20-vjeçare konsiderohet si një prej tenisteve më të famshme e njëkohësisht më të bukura të kohës.
Daniela Hantuchova
Daniela Hantuchova është një nga ata vajza, të cilët djemtë ëndërrojnë ti kenë në krah e të jetojnë gjithnjë të lumtur. Kjo vjen nga paraqitja e saj e pafajshme dhe engjëllore. Por, kësaj i duhet shtuar fakti se ajo është një teniste brilante, e cila ka qëlluar të jetë edhe e bukur.
Dominika Cibulkova
Dominika Cibulkova është një teniste profesioniste sllovake. Ajo është gjithashtu dhe një ish-World Junior No.3, rang që e arriti në maj të vitit 2005. Në korrik të vitit 2009 ajo u rendit e 12-ta në botë, duke u bërë kështu një prej tenisteve më të suksesshme të kohës, e një prej femrave më seksi të këtij sporti.
Elena Dementieva
Dementieva është një teniste profesioniste, e cila ka fituar dy medalje olimpike duke përfshirë dhe një medalje ari në lojërat Olimpike të vitit 2008 në Pekin. Karriera e saj ka arritur majat më të larta duke u arritur e treta në botë në prill të vitit 2009 e duke u klasifikuar si një prej tenisteve më seksi.
Martina Hingis
Martina Hingis, zonjusha zvicerane ka fituar pesë tituj Grand Slam në fillimet e saj. Gjithsesi, Martina Hingis u detyrua të linte karrierën e saj, e cila kishte marrë përmasa shumë të mëdha për shkak të një dëmtimi në gju. Por ajo u përpoq të kthehej sërish në fushë tre vjet më vonë, në vitin 2006.