E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ndryshimi është i dukshëm në plazhin më të madh të veriut të vendit, Velipojën. Për këdo që ka disa vite pa e vizituar këtë perlë të Adriatikut, pamja paraqitet ndryshe.
Velipoja, njė vizitė nė perlėn e harruar tė veriut





Anila Dushi

Nga rëra e veçantë me veti kuruese tek freskia e rrallë e pyllit vetëm pak metra larg detit. Çfarë u ofron këtë sezon pushuesve plazhi i Adriatikut.

Ndryshimi është i dukshëm në plazhin më të madh të veriut të vendit, Velipojën. Për këdo që ka disa vite pa e vizituar këtë perlë të Adriatikut, pamja paraqitet ndryshe. Dhjetëra ndërtime pa leje që kishin mbirë si kërpudha tashmë i kanë lënë vendin plazhit dhe rërës. Një shëtitore e liruar nga kioskat e ndërtimet prej llamarine, ku vazhdon të punohet për rikonstruksionin e saj dhe pse këtë verë ai nuk do të përfundojë. Në këto ditë të para të sezonit turistik, në Velipojë vërehen lëvizje të shumta automjetesh.

Qyteza e vogël turistike në këto ditë qershori të paraqet dy pamje. Në pjesën e rërës pushuesit, më së shumti ditorë por dhe rezidencialë, kanë ngritur çadrat e marrin rrezet e diellit pranë ujit të Adriatikut. Në pjesën tjetër, punohet. Velipoja ndodhet në pritje të një sezoni turistik që këtë vit u hap vetëm më 15 qershor. Por kjo nuk i ka penguar pushuesit që të vijnë në këtë plazh, madje që më një qershor ka pasur kabina e hotele që kanë pritur të tillë. Ajo që vërehet në këto ditë në Velipojë, janë mjaft makina me targa të Kosovës.

Velipoja, një vizitë në perlën e harruar të veriut
Pronarët e hoteleve dhe ata që kanë zgjedhur këtë vend për biznesin e tyre, pohojnë se këtë vit kosovarët kanë ardhur më shpejt në këtë plazh, duke mos nguruar të shprehen optimistë se numri i tyre në ditët në vazhdim do jetë më i madh. Duke lëvizur rrugëve të plazhit , vëren pak ndërtime të shtuara këtë vit.

Duke folur me banorë të këtij plazhi, me biznesmenë që kanë investuar në fushën e turizmit dhe që prej vitesh punojnë këtu gjithë stinën e verës, kupton dhe shkaqet e vonesës së sezonit turistik të këtij viti si dhe mungesë thuajse plotësisht të investimeve private këtë vit. Plazhi i Velipojës përbëhet nga tre pjesë të pandara që funksionojnë prej vitesh si një e tërë.

Qendra e plazhit, në jug Laguna e Vilunit dhe në drejtimin verior ndodhet derdhja e Bunës në det. Në këto tre zona janë përqendruar dhe ndërtimet e shumta. Deri në vitin 1990, ndërtime kishte vetëm në qendër, ndërsa më pas nisën ndërtimet e para private. Fillimisht ato u shtrinë drejt Vilunit dhe më pas, kur ajo zonë thuajse u tejmbush, ndërtimet u shtrinë dhe në krahun tjetër nga dredhja e Bunës.

Sipas të dhënave që disponon komuna Velipojë, në këtë plazh ka mbi 800 ndërtime të evidentuara e të deklaruara, ndërsa numri i tyre realisht është më i madh. Të parët që kanë filluar të investojnë në këtë plazh, menjëherë pas ndryshimit të sistemit kanë qenë vetë banorët që morën në pronësi kabinat e ndërtesat e bëra gjatë viteve 70-90 të shekullit të kaluar.

Më pas ishin po këta që filluan të shesin sipërfaqe toke në plazh, shitje këto më së shumti pa dokumente hipotekues. Në këtë kohë u ndërtua pa asnjë plan, gjithkush sipas dëshirës. Çmimi i tokës në vitet e para, pohojnë ato që kanë investuar në këtë plazh, ishte 4000 lekë të reja metri katror. Aktualisht çmimi i tokës në plazh ka shkuar në 210 euro për metër katror.

Vetëm në fillim të vitit 2001 shteti u kujtua që të merret me Velipojën, për t’i vënë disi rregull ndërtimeve të shumta që shtoheshin në këtë plazh. Ndërhyrja e fundit daton në maj kur u prishën 67 ndërtime në krahun e Vilunit, ato që ishin fare pranë mbarimit të rërës dhe më afër bregut të detit. Të gjitha pa leje, mure rrethues, dyqane , kioska, shtëpi pushimi, pallate të nisura për ndërtim por dhe hotele.

Rrënojat e prishjeve të fundit janë akoma aty, fare pranë plazhit e rërës si dëshmi e asaj që mund të bëjë shteti nëse merr sadopak mundimin për të rregulluar situatën kaotike. Ndonëse në komunë thuhet se kanë ardhur mjetet e ushtrisë që do bëjnë pastrimin e plazhit nga mbeturinat e prishjeve të ndërtimeve, kjo akoma nuk ka ndodhur.

Publikuar: 28.06.2010 | 16:04
Lexuar: 1281 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime