Komisioni për ndjekjen e obligimeve të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës, e emëroi parlamentarin britanik, Robert Ualter, për raportues të Maqedonisë.
Republika e Maqedonisë shënon përparim në rrugën e përforcimit të institucioneve demkratike, afirmimit të shtetit juridik dhe mbrojtjes efektive të së drejtave të njeriut dhe të drejtave të personave të cilët u takojnë pakicave kombëtare, thuhet në raportin e fundit, të miratuar nga Asambleja parlamentare e Këshillit të Evropës (AP e KE-së).
Ky vlerësim është paraqitur në kuadër të raportit për Gjendjen me demokracinë në Evropë dhe evolucionin e procedurës së monitoringut të AP të KE-së, në pjesën kushtuar Republikës së Maqedonisë. Në raport, siç lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Strasburgu, nuk është përfshirë zhvillimi i fundit i gjendjes në vend, për shkak të mospasjes së deritanishme të raportuesit të angazhuar për ta ndjekur Republikën e Maqedonisë.
Komisioni për ndjekjen e obligimeve të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës, e emëroi parlamentarin britanik, Robert Ualter, për raportues të Maqedonisë.
Ualter ka mandat prej pesë viteve, gjatë të cilit duhet të vendoset dialog intensiv, që duhet të lejojë të ngritet dialogu post-monitorues për Republikën e Maqedonisë, që do të thotë se Republika e Maqedonisë i ka përmbushur kriteret e Kopenhagës për anëtarësim në BE.
Parlamentari i Maqedonisë, Andrej Zhernovski, anëtar i Komisionit për ndjekjen e obligimeve të vendeve anëtare të KE-së, në emër të grupit të liberalëve evropianë, bën të ditur për nevojën që secilit vend t'i parashtroht lista përfundimtare e kërkesave të cilat ajo duhet t'i përmbushë.
"Do të duhej që Maqedonia dhe vendet e tjera ta tregojnë qartë qëndrimin e vet se duhet të ketë listë përfundimtare të kërkesave, në mënyrë qët mundet vendi të koncentrohet në përmbushjen e tyre, sepse kështu del se çdoherë ka kushte të reja", thotë Zhernovski.
Sipas burimeve në Ap të KE-së, Maqedonisë i mbeten edhe disa gjëra në procesin e përforcimit të institucioneve demokratike dhe kthimit të besimit në procesin e përforcimit të institucioneve demokratike.
Dialogu politik ndërmjet shumicës parlamentare dhe opozitës duhet të jetë konstruktiv me respektimin e interesit legjitim të secilit. Presidenti i shtetit duhet të kontribuojë për lehtësimin e debatit inkluziv demokratik ndërmjet të gjitha forcave politike dhe të gjitha bashkësive etnike në vend.
Maqedonia pati mundësi të jetë e liruar nga dialogu post monitorues që para dy viteve, por ajo nuk ishte bërë sepse AP e KE-së kërkoi nga vendi ta ratifikojë Kartën evropiane për gjuhët rajonale dhe të pakicave.