E shtunë, 15.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në një atmosferë miqësore dhe mjaft transparente, kryetari Nevzat Bejta njoftoi mysafiren me historikun dhe me theks të veçantë përbërjen etnike të cilën e quajti një mozaik të shkëlqyer që Gostivarin e favorizon edhe në rang nacional.
Kryetari Nevzat Bejta takoi përfaqësuesen e Komisionerit për pakicat kombëtare të OSBE-së, përgjegjëse për Ballkanin perëndimor, Natasha Andonovski Karter




Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta priti në kabinetin e tij, këshilltaren e lartë të Komisionerit për pakicat kombëtare të OSBE-së, përgjegjëse për Ballkanin perëndimor, Natasha Andonovski Karter.

Në një atmosferë miqësore dhe mjaft transparente, kryetari Nevzat Bejta njoftoi mysafiren me historikun dhe me theks të veçantë përbërjen etnike të cilën e quajti një mozaik të shkëlqyer që Gostivarin e favorizon edhe në rang nacional.

“Qyteti i Gostivarit është qytet specifik në kuptimin pozitiv të fjalës, sepse kemi një mozaik të bukur të etniteteve që jetojnë në qytetin e Gostivarit. Kemi shqiptarët që janë shumicë, maqedonasit, turqit, romët dhe të tjetër. Edhe në Këshillin komunal kemi këshilltar që përfaqësojnë etnitetet e tyre. Qyteti i Gostivarit është një nga pesë qytetet më të mëdha të Maqedonisë, dhe karakterizohet për raportet e mrekullueshme ndëretnike. Kultivojmë marrëdhënie të mira dhe nuk hasim në probleme”, tha mes tjerash kryetari Nevzat Bejta.

Për të lustruar faktin, kryetari Nevzat Bejta theksoi se komuniteti turk edhe pse nuk përbënë përqindjen e paraparë ligjore prej 20 %, gëzon të drejtën e përdorimit zyrtar të gjuhës.






Në kuadër të Dekadës së Romëve, tha kryetari Bejta, Komuna e Gostivarit është kyçur dhe me shumë përpjekje po kontribuon në përmirësimin e kushteve të jetës për këtë komunitet që përbënë rreth 3 % të numrit të përgjithshëm të popullatës. Në këtë drejtim përmendi financimin nga mjetet e Komunës së Gostivarit të qëndrimit ditor të 7 nxënësve të komunitetit rom në çerdhet publike të qytetit.

Shembull të përfaqësimit proporcional kryetari Bejta përmendi përfaqësimin e komuniteteve etnike në suaza të përbërjes së administratës komunale, ndërsa përjashtime nuk bëhen në asnjë sferë të jetës.

“Komuna e Gostivarit kryen investime në të gjitha vendbanimet, pa pasur para sysh etnitetin e popullatës vendase. Raporte pozitive kemi ngritur edhe në Arsim, Kulturë, Sport dhe aktivitete të tjera”, tha kryetari Nevzat Bejta, duke përmendur me këtë rast projektin e realizuar nga USAID-i në Shkollën e mesme ekonomike komunale, me të cilin projekt kjo shkollë u shpallë model për integrim ndëretnik.

Si rrëfim suksesi u përmend formimi i Këshillit Rinor të Komunës së Gostivarit, dhe që përbëhet nga nxënës dhe studentë nga të gjitha komunitetet etnike.

Nga ana e saj, këshilltarja e lartë e Komisionerit për pakicat kombëtare të OSBE-së, përgjegjëse për Ballkanin perëndimor, Natasha Andonovski Karter theksoi se vizita në Komunën e Gostivarit realizohet në suaza të një raundi vizitash në komunat kryesore të Maqedonisë, me qëllim të njoftimit nga afër me zhvillimet ekonomike, politike, arsimore, e tjerë.



Publikuar: 13.10.2015 | 13:17
Lexuar: 850 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime