E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Rezultat i politikave dhe qasjes sistematike të Qeverisë, institucionet dhe sektori privat nga viti 2007 e deri më sot Maqedonia për 34 pozita e ka përmirësuar shkallën e konkurrencës.
Është hapur TEHNOMA 2015


Nuk ekziston konkurrencë e shteteve, por ekziston konkurrencë e kompanive, ndërsa përmbledhja e kompanive të cilat janë në një shtet në të vërtetë e definon edhe shkallën e konkurrencës së atij shteti.

Këtë e porositi zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Vlladimir Peshevski në hapjen zyrtare të Panairit të 41-të ndërkombëtar të metalurgjisë, elektronikës, energjetikës, jometaleve, ndërtimtarisë, sigurisë dhe mbrojtjes - TEHNOMA 2015, i cili e vlerësoi si manifestim të panairit që e promovon inovacionin dhe rëndësinë të cilat janë bazë për përmirësimin e konkurrencës.

"Të gjitha përpjekjet të cilat i bën Qeveria për përmirësimin e konkurrencës do të ishin të padobishme përderisa kompanitë të cilat janë në vend nuk i shfrytëzojnë këto mundësi dhe nuk investojnë edhe vetë në përmirësimin e gatishmërisë së saj teknologjike në nivel të inovacioneve dhe stimulimit të tyre, të bashkëpunimit me fakultetet dhe shkencën... Me një fjalë, shfrytëzimi i të gjitha instrumenteve që i jep Qeveria për ta arritur qëllimin përfundimtar dhe ajo është kompani më të mira, rritje të konkurrencës për shtetin dhe standard më të mirë jetësor për të gjithë", tha Peshevski.

Ai theksoi se standardi jetësor i një shteti varet drejtpërdrejtë nga ajo sa është konkurruese.

"Njëra prej matjeve të konkurrencës është aftësia e saj të eksportojë, por të eksportojë prodhime me shkallë të lartë të vlerës së shtuar. për të pasur shkallë të madhe të vlerës së shtuar të prodhimeve tona është e nevojshme në to të ndërtojmë njohuri, por edhe risi, gjegjësisht inovacione. Pikërisht panairi sot i dedikohet kësaj teme", tha Peshevski.

Ai shfaqi shpresë se një pjesë e madhe e kompanive të Maqedonisë të cilat janë të pranishme në panair do t'i shfrytëzojnë mundësitë të cilat i jep Qeveria përmes Fondit për inovacione dhe zhvillim teknologjik me qëllim që ta përmirësojnë konkurrencën, inovacionin dhe standardin jetësor të njerëzve.

Përkujtoi se si rezultat i politikave dhe qasjes sistematike të Qeverisë, institucionet dhe sektori privat nga viti 2007 e deri më sot Maqedonia për 34 pozita e ka përmirësuar shkallën e konkurrencës.

"Në vitin 2007 Maqedonia nga ana e Forumit ekonomik botëror u rendit në vendin e 94-të pas shkallës së konkurrencës, ndërsa me raportin e fundit që doli këtë vit është në vendin e 60-të që është përmirësim për 34 pozita. Nuk ekziston vend në Evropë i cili në këtë periudhë kohore ka arritur një përmirësim të tillë në indeksin e tij të konkurrencës që do të thotë se po0 punohet në drejtim të duhur", potencoi Peshevski.

Përmirësimet më të mëdha, precizoi, Maqedonia i shënoi në pjesën e inovacioneve dhe sofistikimit, që, siç tha, është një prej tre shtyllave sipas t[ë cilave matet konkurrenca.

"Vetëm në tre vitet fundit në këtë shtyllë përmirësimi është për mbi 20 pozita, ndërsa vitin e kaluar për 14 pozita. Ky është rezultat i serisë së masave që janë zbatuar në periudhën e fundit dhe të cilat do të vazhdojnë të zbatohen edhe në të ardhmen", tha Peshevski.

Drejtoresha ekzekutive e Panairit të Shkupit Daniella Gligorovska theksoi se TEHNOMA është një prej manifestimeve më të vjetra në panair për orientim të biznesit në Maqedoni, e cila, siç theksoi, është burim i pashtershëm që bart valë të re të zhvillimit ndër-rajonal dhe krijim të klimës së volitshme për biznes në vend dhe rajon.

Publikuar: 13.10.2015 | 16:00
Lexuar: 711 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime