E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Megjithatë, gazetat rozë të “show bizz”-it kanë dyshimet e tyre për disa nga figurat.
Politikanët që kanë kryer ndërhyrje estetike








Në një kohë kur e bukura po e prek edhe politikën, duket se janë emrat më të njohur të saj, ata që po përpiqen me çdo kusht të luftojnë vitet. Por, ka një problem: pjesa më e madhe e tyre nuk e bëjnë të ditur këtë fakt.

Megjithatë, gazetat rozë të “show bizz”-it kanë dyshimet e tyre për disa nga figurat.

Më i çuditshmi në listë? Është vetë Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin. Ndonëse mund të duket e pabesueshme, për karakterin dhe natyrën e tij, kreu i Kremlinit mendohet se i është nënshtruar ndërhyrjeve estetike. Flitet për “blefaroplastikën” për të korrigjuar qeset poshtë syve dhe për pak injeksione botoksi, pa e tepruar.

Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është gjithashtu një nga personazhet, që ka ndryshuar shumë përgjatë viteve, ndonëse specialistët e “show bizz”-it janë ende të pasigurt për të pohuar, nëse Michele Obama ka ndërhyrë me trajtime estetike në fytyrën e saj.

Ndryshe qëndron puna për Hillary Clinton. Fotot e publikuara në kohë të ndryshme tregojnë se, ish-kandidatja amerikane për Presidente duket sot më e re dhe më e freskët. Mendohet se ajo gjithashtu i është nënshtruar “blefaroplatikës”, por edhe disa injeksioneve të botoksit, trajtimit me lazer dhe “peeling”-ut kimik.

Edhe meshkujt janë po kaq të kujdesshëm sa edhe femrat. Është fjala për Silvio Berlusconin, i cili përveç transplantit të deklaruar të flokëve, mendohet se ka ndërhyrë edhe te rrudhat përreth syve. Mesa duket, edhe politikanët kanë sekretet e tyre përsa i përket bukurisë, por ashtu si edhe në politikë, edhe në këtë fushë ata preferojnë të qëndrojnë të fshehtë.

Publikuar: 14.10.2015 | 12:22
Lexuar: 655 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime