E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Nëse e shqyrtoni cilëndo fushatë antikryengritëse ushtarake do të shikoni se gjithmonë ekziston moment që të dyja palët të fillojnë negociatat midis tyre - në fillim mundet edhe përmes ndërmjetësimit. Nuk e di se kur do të ndodhë kjo. Mendoj se nu ka arsye që të mos presim diçka të ngjashme për një kohë të afërt", komentoi Danat.
Negociata me talebanėt









Negociatat me talebanët në Afganistan mund të fillojnë "shumë shpejt" supozon komandanti i forcave të armatosura britanike gjenerali Riçard Danat, i cituar nga agjencitë botërore.

Sipas tij megjithatë, ende është shumë shpejt që të vendoet afat për tërheqjen e ushtarëve britanikë nga Afganistani.

"Nëse e shqyrtoni cilëndo fushatë antikryengritëse ushtarake do të shikoni se gjithmonë ekziston moment që të dyja palët të fillojnë negociatat midis tyre - në fillim mundet edhe përmes ndërmjetësimit. Nuk e di se kur do të ndodhë kjo. Mendoj se nu ka arsye që të mos presim diçka të ngjashme për një kohë të afërt", komentoi Danat.

Ai në intervistën për BBC-në nënvizoi se ky është vetëm qëndrimi i tij personal i situatës dhe se nuk ka në dispozicion informacione për atë se kur mund të fillojnë negociatat midis forcave të koalicionit dhe talebanëve.

E rëndësishme është që të krijohet një mekanizëm presioni mbi talebanët që thjesht të mos u lejohet që të presin sërisht të ndërmarrin pushtetin në vend dersia forcat e huaja të largohen nga Afganistani, nënvizon Danat.

Publikuar: 28.06.2010 | 16:51
Lexuar: 298 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime