E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ambasadori i Britanisë, Çarls Garet theksoi se e madhe është kënaqësia të ketë mysafir të atij rangu në Shkup, ndërsa kjo, thotë është mundësi që të prezentohet kultura britanike dhe kontributi i saj në botë.
Stopard: Të drejtat e individit dhe ato të kombeve janë të drejta të njëjta


- Besoj se të drejtat e individit dhe ato të kombeve janë të drejta të njëjta dhe nuk mund ta leni anash dinjitetin e njeriut për shkak të qëllimeve më të larta, pasi që atëherë e shkëpusni lidhjen midis të drejtave dhe drejtësisë, thotë dramaturgu i njohur britanik dhe botëror dhe aktivist i të drejtave të njeriut, Ser Tom Stopard i cili dje arriti në Shkup si një prej laureatëve të Çmimit të sivjetmë ndërkombëtar në letërsi "Tabernakul".

"Aso kohe në vitet e 70-ta, fakti më i madh që kam hasur në jetë të të gjithë atyre që i kam njohur dhe që nuk i kam njohur ishte ndarja midis Lindjes dhe Perëndimit. Ishte e thejshtë të kuptohet koncepti i së mirës dhe të keqes, të paktën ashtu mendoja. Ideja ime për atë se çfarë është e mirë dhe e keqe në shoqëri ishte e thjeshtë si edhe ekzistimi i Murit të Berlinit. Që atëherë u bë më pak i thjeshtë. Por, në njëfarë mënyre gjërat nuk ndryshuan shumë. Duke u përqendruar në punën time, gjithmonë kam vlerësuar se problemet politike zgjidhen, më shumë apo më pak, njëjtë sikurse problemet morale. Më duket se kjo ishte baza e gjithë asaj që ishte politike. Ajo në të cilën besoj është se të drejtat e individit dhe të drejtat e kombeve janë të drejta të njëjta dhe nuk mund ta lini anash dinjitetin njerëzor për qëllime më të larta, pasi që atëherë e ndërprisni lidhjen midis të drejtave dhe drejtësisë", sqaron Stopard pas pranimit që për nder të tij mbrëmë në Shkup e organizoi Ambasada Britanike.

Ambasadori i Britanisë, Çarls Garet theksoi se e madhe është kënaqësia të ketë mysafir të atij rangu në Shkup, ndërsa kjo, thotë është mundësi që të prezentohet kultura britanike dhe kontributi i saj në botë. Për të veprat e Stopardit dhe ato të shkruara në kohën e ndarjes në blloqe dhe regjime totalitare, janë akoma aktuale, por nga aspekti i mesazheve të cilat i sjellin për marrëdhënien midis individit dhe shtetit.

Ser Tom Stopard bashkë me nobelisten gjermane, Herta Miler nesër do të marrë pjesë në konferencë shtypi në Shkupsi fitues të sivjetmë të Çmimit ndërkombëtar në letërsi Tabernakul të cilin e ndan shtëpia botuese.

Vendimin për çmimin e solli Akademia e "Tabernakul", në përbërje të Ferid Muhiq, Goran Stefanovski, Venko Andonovski si dhe fituesit paraprak Milan Kundera, Lubivoe Rshumoviq, Orhan Pamuk dhe Viktor Erofeev. Çmimi përbëhet prej një skulpture prej bronzi ndërsa laureatët fitojnë shumë në të holla prej 5.000 euro. (MIA)

Publikuar: 14.10.2015 | 14:09
Lexuar: 608 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime