E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në fjalimin e tij, Ademi theksoi se në periudhën për të cilën bëhet fjalë në këtë Konferencë, shqiptarët, por edhe popujt tjerë jo serbë, fatkeqësisht ishin më të shtypurit, më të nënshtruarit dhe të mohuar nga të gjitha aspektet.
Ademi në konferencën


Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi sot mori pjesë në Konferencën Shkencore "Jeta shoqërore e Shqiptarëve në Shkup dhe rrethinë ndërmjet dy Luftërave Botërore”.

Në fjalimin e tij, Ademi theksoi se në periudhën për të cilën bëhet fjalë në këtë Konferencë, shqiptarët, por edhe popujt tjerë jo serbë, fatkeqësisht ishin më të shtypurit, më të nënshtruarit dhe të mohuar nga të gjitha aspektet.

"Duke qenë të anatemuar krejtësisht në aspektin kombëtar me tendenca asimiluese, i gjithë organizimi i jetës shoqërore të shqiptarëve të Shkupit me rrethinë, u desht të sillej rreth institucioneve fetare islame, të cilat e dhanë kontributin e tyre aq sa mundën, edhe në aspektin kombëtar.. Nisur nga këto fakte reale, ne si Ministri e Arsimit dhe Shkencës, vlerësuam se është shumë e rëndësishme që të mbështetet kjo Konferencë shkencore, me synimin që të dalin në pah edhe të vërteta të reja historike që do ta begatojnë mozaikun historiografik për Shkupin”, tha Ademi.

Ai shtoi se shpresojnë që kjo të jetë edhe një bazë e mirë shkencore, për ta shkruar në mënyrë të saktë dhe korrekte, edhe këtë kapitull të historisë së shqiptarëve të Maqedonisë, dhe vetëm në këtë mënyrë, do të mund që të bëhemi konkurrues në tregun e vërtetë të vlerave.

"Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, deri më tani është dëshmuar si institucion serioz në sferën e aktiviteteve shkencore, jo vetëm se në organizimin e konferencave, por edhe me botimet e shumta të librave e revistave shkencore. Madje, ky institut, shpeshherë ka dalë edhe nga kornizat nacionale, duke bashkëpunuar edhe me institucione ndërkombëtare, gjë që flet mjaft jo vetëm se për imazhin e këtij instituti, por në përgjithësi edhe për imazhin e shqiptarëve në Maqedoni", theksoi Ademi.
Jeta shoqërore e Shqiptarëve në Shkup dhe rrethinë ndërmjet dy Luftërave Botërore

Publikuar: 14.10.2015 | 16:08
Lexuar: 662 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime