E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Ministria nuk dëshiron të urdhërojë model i cili nesër do të jetë kontestues nga palët e involvura, posaçërisht nga mësidhënësit ose nxënësit. Në këtë periudhë, edhe pse kemi disa mendime rreth vlerësimit ekstern, nuk do të doja publikisht t'i theksojmë derisa nuk kemi qëndrim përfundimtar i cili do të dalë nga grupet e punës dhe nga debatet me të gjithë palët e involvuara
Ademi: Modeli i përbashkët për zbatim të testimit ekstern
Modeli për testimin ekstern duhet të dalë nga takimet e përbashkëta, grupet e punës, kontaktet dhe nga debatet midis palëve të involvuara, theksoi sot ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi pas hapjes së konferencës shkencore "Jeta shoqërore e shqiptarëve në Shkup dhe rrethina midis dy luftërave botërore".

"Ministria nuk dëshiron të urdhërojë model i cili nesër do të jetë kontestues nga palët e involvura, posaçërisht nga mësidhënësit ose nxënësit. Në këtë periudhë, edhe pse kemi disa mendime rreth vlerësimit ekstern, nuk do të doja publikisht t'i theksojmë derisa nuk kemi qëndrim përfundimtar i cili do të dalë nga grupet e punës dhe nga debatet me të gjithë palët e involvuara. Në janar maturantët do të duhet të hyjnë në provimet e vlerësimit ekstern, ndërsa ne jemi të detyruar dhe nën presion në kohë këtë qëndrim ta kemi sa më shpejtë që është e mundur sepse ky model nëse ndryshon do të thoshte pyetje të reja, komisione të reja, procedura të reja", theksoi Ademi.

Shpjegoi se Ministria dhe të gjitha grupet e rrezikuara debatojnë për atë se cili model do të ishte më i mirë dhe cili model do të ishte i pranueshëm edhe për nxënësit dhe për mësimdhënësit, por edhe për institucionet të cilat duhet ta zbatojnë, me qëllim të notave më objektive në gjithë procesin.

Në pyetjen e gazetarëve për e-ditar, Ademi tha se ata kanë pasur takim me SASHK-un në të cilin bashkarisht kanë konstatuar se e-ditari duhet të funksionojë, ndërsa ditari në letër të reduktohet sa më shumë që është e mundur ose në ditarin në letër të evidentohen vetëm gjërat e domosdoshme.

"Punojmë, që projekti e-ditar të funksionojë nëntë muaj ose 12 m uaj gjatë vitit, megjithatë ka periudha kur ky proces është pak më shumë i ngarkuar nga ana e mësimdhënësve dhe nga ana e të gjithëve të cilët duhet të plotësojnë gjëra në e-ditarin. Kjo është periudha në shtator kur fillon viti shkollor dhe në qershor kur duhet të mbyllet si ditar", theksoi Ademi.

Sipas tij, e-ditari në periudhën tjetër funksionon shkëlqyeshëm, megjtihatë, siç tha, jo çdoherë mund të funksionojë sepse bëhet fjalë për softuer i cili ndonjëherë është më shumë i ngarkuar sesa që mund të mbështesë.

Në qoftë se konstatohet ndonjë lëshim nga ana e softuerit, gjegjësisht nga ajo që nuk funksionon në e-ditar, Ademi theksoi se atëherë nuk do të ketë gjoba për mësimdhënësit të cilët janë të obliguar për shënim të notave në ditarin elektronik.

"Disa herë kam thënë se jo çdoherë gjërat në arsim korrigjohen ose ecin përpara me gjoba. Ne çdoherë dëshirojmë t'u dalim në ndihmë posaçërisht mësimdhënësve dhe ata të mos shndërrohen në punonjës administrativë, por të jenë mësimdhënës në gjithë procesin", shtoi Ademi.

Në pyetjen për numrin e rritur të nxënësve në disa paralele, Ademi tha se Ministria çdoherë u del në ndihmë kërkesave për formim të paraleleve të reja.

"Kur shkolla dhe komuna konstatojnë se një paralele e re mund të mbulohet me kuadrin aktual atëherë nuk ka nevojë për punësim të ri. Por, në qoftë se konstatojnë se paralelja e formuar nuk mund të funksionojë pa punësim të ri, atëherë do t'i drejtohemi Ministrisë së Financave. Kryesisht, deri paradokohe për të gjitha rastet kemi marrë mendim pozitiv sepse arsyetohet financimi i ri", theksoi Ademi.

Ministri dërgoi apel deri te drejtoritë e shkollave dhe deri te të gjithë institucionet të cilët janë përgjgjës për këto punë të jenë më azhurnues dhe punët administrative t'i kryejnë në fillim të shtatorit, e jo në fillim të tetorit kur veçmë ka filluar gjithë procesi arsimor.

Publikuar: 14.10.2015 | 16:10
Lexuar: 766 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime