E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në një numër çështjesh -- si psh një taksë që bankat duhet t'i paguajnë njëra tjetrës në rast se huazojnë të holla-- samiti vendosi që secili vend duhet të vendosë vetë se cila ështe mënyra më e përshtatëshme.
G20 vendos pėr shkurtime defiēiti











Duke folur pas dy ditë bisedimesh, kryeministri kanadez, Stephen Harper, tha se pavarësisht këtre shkurtimeve, sëish do të nevojiten masa të reja për të stimluar rritjen.

Në një numër çështjesh -- si psh një taksë që bankat duhet t'i paguajnë njëra tjetrës në rast se huazojnë të holla-- samiti vendosi që secili vend duhet të vendosë vetë se cila ështe mënyra më e përshtatëshme.

Presidenti Obama tha se vendet që e përballojnë ekonomikisht, duhet të vazhdojnë të investojne me masa stimuluese fiskale.

Udhëheqësit e G20-ës erdhën në këtë samit me dy probleme: rritjen e borxheve si edhe mëkëmbje të ngadaltë, por ata përcaktuan objektiva specifike në lidhje me financat e qeverisë.

Mikëpritësi i këtij takimi, kryeministri kanadez Stephen Harper tha:

"Ne kemi vendosur objektiva të fortë për ekonomitë e avancuara sa i përket zvogëlimit të borxheve si dhe zvogëlimit të defiçiteve buxhetore. Objektivat janë zvogëlimi prej 50 përqind i defiçitit buxhetor deri në vitin 2013, si dhe i borxhit kundrejt GDP-së që do të duhej te paktën të stabilizohej ose te përmirësohej deri në 2016."

Por disa udhëheqës kanë paralajmëruar se nëse shkurtimet bëhen shumë shpejt, ato mund të pengojnë atë që në ekonomi njihet si një është shërim indiferent.

Kryeministri britanik David Cameron, mendon se duke ndrequr problemin e borxhit, në fakt kjo do të ndihmojë rritjen eknomike.

"Ne kemi një deshmi historike në ato vende që nuk kanë ndërmarrë veprime për deficitet e tyre se sa fatkeqe kjo mund të jetë për ekonominë tuaj. Pra, mbështetja e madhe për atë që Britania është duke bërë - por, si të them, nuk është një alternativë për atë që të tjerët janë duke bërë, por është pjesë e koordinimit global për të maksimizuar rritjen që ne kemi në ekonominë tonë botërore - për të maksimiuar rritjen e nunmrit te vendeve të punës dhe të pasurisë që ne të gjithë duam të shohim.

Presidenti Obama ishte zëri kryesor në thirrjet për nje kujdes më të madh në shkurtimin e shpenzimeve publike. Ai është i shqetësuar veçanërisht për rreziqet nga shkurtime të mëdha nga disa qeveri.

"Unë mendoj se kjo ka qenë me të vërtetë një çështje rreth të cilës te gjithe jemi pajtuar. Ne duhet të sigurojmë që të mos ngutemi shumë shpejt për të dalë nga kjo situatë, por në të njejtën kohë duhet të jenë të ndërgjegjshëm se borxhet dhe nivelet e defiçiteve të industrive të avancuara tani janë të paqëndrueshme dhe duhet të trajtohen në mënyrë serioze.

Në fund komunikata e rënë dakort nga të gjitha vendet e G20 lejon të gjitha vendet që të theksojne pikëpamjet e tyre. Dhe objektivat për pakësimin e borxhit të qeverisë janë në përputhje me planet qe ata kishin bërë më heret. Megjithatë, këta janë disa objektiva që mund të japin sado pak siguri tregjeve të brishta financiare.

Publikuar: 28.06.2010 | 17:15
Lexuar: 193 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime