E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Vepra gjendet në qytetin bregdetar të Batumit në Gjeorgji dhe përfaqëson dy personazhe të një novele të shkrimtarit azerbajxhanas, Kurban Said.
Një homazh për dashurinë, statujat që lëvizin në Gjeorgji (VIDEO)

“Burri dhe gruaja” është një statujë 8 metër e lartë e konceptuar nga skulptorja gjeorgjiane Tamara Kvesitadze.

Vepra gjendet në qytetin bregdetar të Batumit në Gjeorgji dhe përfaqëson dy personazhe të një novele të shkrimtarit azerbajxhanas, Kurban Said.

Burri dhe gruaja personifikojnë djalin mysliman me emrin Ali dhe princeshën gjeorgjiane Nino, dy të dashuruar të cilët në librin e shkrimtarit Said ndahen për shkak të pushtimit nga Bashkimi Sovjetik.

Statujat kanë edhe një veçanti tjetër. Çdo pasdite, në orën 19:00, ato fillojë të lëvizin, fillimisht duke u afruar, duke hyrë në trupat e njëri-tjetrit e duke marrë secili rrugën e tij në drejtime të kundërta.

Statujat janë dizajnuar në vitin 2007 dhe janë vendosur në piedestal 3 vjet më vonë. Ato njihen ndryshe edhe si “Ali and Nino”.
Burri dhe gruaja - është një statujë 8 metër e lartë e konceptuar nga skulptorja gjeorgjiane  Tamara Kvesitadze

Publikuar: 14.10.2015 | 17:13
Lexuar: 630 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:

Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime