E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Gjatë sulmit të komandove izraelite ndaj karvanit të anijeve u vranë nëntë punëtorë humanitarë turq. Izraeli pohon se ushtarët e tij kanë vepruar në vetëmbrojtje.
Turqia e mbylli hapėsirėn e vet ajrore pėr Izraelin











Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan sot kumtoi se Turqia e ka mbyllur hapësirën e vet ajrore për Izraelin.

Erdogan tha se Turqia ka vendosur ndalesë për fluturimet e aeroplanëve nga Izraeli, si përgjigje ndaj sulmit izraelit në anijet me ndihmë humanitare për Rripin e Gazës më 31 maj.

Gjatë sulmit të komandove izraelite ndaj karvanit të anijeve u vranë nëntë punëtorë humanitarë turq. Izraeli pohon se ushtarët e tij kanë vepruar në vetëmbrojtje.

Për shkak të këtij incidenti, Turqia e tërhoqi ambasadorin e vet nga Izraeli dhe e anuloi stërvitjen e përbashkët ushtarake izraelito-turke.

Ankaraja zyrtare, gjithashtu paralajmëroi se do t'i pakësojë lidhjet ushtarake dhe tregtare dhe se nuk do ta kthejë ambasadorin në Tel Aviv, derisa Izraeli nuk kërkon falje për sulmin.

Krahas kësaj, Turqia kërkon që Izraeli t'i kthejë anijet e robëruara me ndihmë humanitare, të dakordohet për hetim ndërkombëtar për incidentin dhe të pagujë dëmshpërblim për viktimat.

Publikuar: 28.06.2010 | 17:50
Lexuar: 431 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
UCK (29/06/2010 05:10:32) Allahu ta shtoftė jetėn

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime