E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Stavreski tha se opozita gjithmonë e ka kritikuar Qeverinë së pari pse nuk ka kompani në zonat industriale teknologjike, ndërsa pastaj pasi që kanë filluar të ndërtohen fabrikat në zonat industriale teknologjike, pse bëhen zonat zhvillimore.
Stavreski: Nuk zgjedhim investitorë të huaj ose vendor, zgjedhim vende të reja të punës







Nuk ka dilemë "investitorë të huaj apo të vendit", ne kemi nevojë për të dy llojet. Na duhen investitorë të mirë, të cilët do të punojnë sipas ligjeve dhe të cilët do të hapin vende të reja të punës, theksoi zëvendëskryeministri dhe ministër i Financave Zoran Stavreski në intervistë për televizionin Sitel.

"Në zona sot punojnë rreth 14.600 persona. Të gjithë ata kanë familje, fëmijë. Me rrogën që e marrin në fabrika i mbajnë familjet e tyre dhe kanë perspektivë. Pa ato fabrika njerëzit nuk do të kenë perspektivë dhe më ekspresiv do të ishte problemi i varfërisë dhe papunësisë", theksoi Stavreski.

Stavreski tha se opozita gjithmonë e ka kritikuar Qeverinë së pari pse nuk ka kompani në zonat industriale teknologjike, ndërsa pastaj pasi që kanë filluar të ndërtohen fabrikat në zonat industriale teknologjike, pse bëhen zonat zhvillimore.

"Tani opozita e ka parë se ka shumë fabrika dhe tema është pse shkohet në roud shou, pse harxhohen paratë, pse bëhen zonat zhvillimore teknologjike. Zonat nevojiten sepse me to zgjidhen problemet e papunësisë në Maqedoni dhe rritet eksporti", tha Stavreski.

Ashtu siç theksoi zëvendëskryeministri, Qeveria punon dhe duhet të punojë në të githa instrumentet e mundshme të sillen investitorë të rinj dhe në çdo qytet të Republikës së Maqedonisë të hapen fabrika të reja.

"Kur në Prilep do të vijnë Genterm dhe do të hapin 1.500 vende pune të reja ose në Kavadar, Drekslemaer me 5.700 vende pune ose në Shtip, Xhonson Kontrolls, të gjithë ata hapin vende pune ku të rinjtë mund të gjejnë punë. Për këtë, i bëj thirrje opozitës të bindet se imazhi i Maqedonisë këto vite është përmirësuar shumë, sepse kompanitë e huaja të cilat punojnë në Maqedoni dhe ato të cilat nga jashtë e vëzhgojnë, e tregojnë këtë. Nuk qëndron pyetja nëse Qeveria e konsideron kështu, por vetë investitorët tregojnë se Maqedonia është vend i pakrahasueshëm më i mirë për investime sot në raport të asaj që ishte para 10 viteve", tha Stavreski.

Ai potencoi se Qeveria edhe krahas gjithë sfidave ka arritur ta zvogëlojë papunësinë. Janë krijuar 133.000 vende pune të reja, prej të cilave vetëm përmes projektit "Maqedonia punëson", i cili zbatohet nga muaji prill i këtij viti, janë krijuar 7.190 vende pune ose mbi 300 vende pune në javë", theksoi ministri i Financave. (MIA)

Publikuar: 15.10.2015 | 13:18
Lexuar: 718 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime