E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Arritëm pajtueshmëri edhe për bashkëpunim ndërmjet spitaleve përmes tuining programeve, si dhe ndërmjet fakulteteve të të dy shteteve. Vizita në RP të Kinës do t'u japë energji dhe dinamikë të re marrëdhënieve me atë vend në bazë të Marrëveshjes së nënshkruar", shtoi Osmani.
Maqedonia dhe Kina e intensifikojnė bashkėpunimin nė shėndetėsi










Republika e Maqedonisë dhe Republika Popullore e Kinës kanë marrëdhënie shumë të mira posaçërisht në sferën e sektorit shëndetësor në kuadër të së cilit para disa viteve u nënshkrua Marrëveshja për avancimin e bashkëpunimit në fushën e shkencave mjekësore dhe shëndetësore dhe duhet të vendoset Plani i aksionit, vlerësuan pas takimit të sotëm në Pekin, ministrat e Shëndetësisë të të dy vendeve, Bujar Osmani dhe Çen Xhu.

"Arritëm marrëveshje për t'u bërë Plani i aksionit i cili për gjashtë muaj do të konfirmohet nga të dyja palët, ndërsa do ta përfshijë periudhën e ardhshme prej pesë viteve, ku parashihen hapa konkretë, përkatësisht këmbim i përvojave ndërmjet dy vendeve në sferën e reformave në shëndetësi, trajnime të personelit mjekësor dhe të ekspertëve nga Maqedonia në mjekësinë tradicionale kineze", deklaroi ministri Osmani.

Ai theksoi se Plani i aksionit do të përmbajë afate dhe hapa konkretë dhe shfaqi bindje se vetëm ajo është mënyra e vetme për t'u arritur rezultatet.

"Arritëm pajtueshmëri edhe për bashkëpunim ndërmjet spitaleve përmes tuining programeve, si dhe ndërmjet fakulteteve të të dy shteteve. Vizita në RP të Kinës do t'u japë energji dhe dinamikë të re marrëdhënieve me atë vend në bazë të Marrëveshjes së nënshkruar", shtoi Osmani.

Nikoqiri i tij, Xhu tha se ardhmëria e marrëdhënieve bilaterale është e shkëlqyeshme dhe se takimi i tij me ministrin Osmani ishte i frytshëm sepse janë dakorduar që t'i avancojnë programet për këmbim të punonjësve shëndetësorë dhe institucioneve të të dy vendeve, posaçërisht në sferën e mjekësisë, edukimit, stërvitjes së mjekëve të përgjithshëm dhe politikës shëndetësore.

"Sferat e tjera të bashkëpunimit përfshijnë kontroll dhe parandalim nga sëmundjet infektuese dhe joinfektuese dhe jemi të interesuar për zhvillim dhe hulumtim të mjekësisë tradicionale", theksoi Xhu.

Pas takimit, ministri Osmani e vizitoi Administratën shtetërore për ushqim dhe barëra, ku me zëvendës drejtorin e saj, Vu Zen bisedoi për rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit teknik ndërmjet atij institucioni dhe Byrosë për barëra dhe Drejtorisë për ushqim pranë Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Maqedonisë.

"Ata kanë mbi 4.000 prodhime herbale nga barëra tradicionale kineze, të cilat dukshëm i përdorin në mjekësinë e tyre, ndërkaq ë përdoren edhe në vendet e BE-së dhe në Maqedoni. Ne shfaqëm intres të madh lidhur me atë. Ata garantojnë se preparatet e tyre janë të sigurta, por nevojiten edhe hulumtime plotësuese dhe kontroll në Maqedoni të secilit prodhim i cili hyn në vend, me qëllim që të hetohet cilësia e tij", shtoi ministri Osmani.

Në kuadër të vizitës në RP të Kinës, Osmani nesër do të takohet me përfaqësues të Administratës shtetërore për mjekësi tradicionale kineze, ndërsa do ta vizitojë edhe Spitalin e përgjithshëm Guangamen.

Publikuar: 28.06.2010 | 18:38
Lexuar: 450 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime