E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Religjioni dhe kulturat, edhe pse të ndryshme, përcjellin mesazhin e paqes, mirëkuptimit dhe të zhvillimit, pasi vetë misioni i tyre është jo vetëm hyjnor, por edhe kombëtar.
USHT: Konferenca shkencore: “Religjioni dhe dhuna
Fjala e Rektorit të USHT-së, Prof. Dr.Vullnet Ameti, në Konferencën shkencore ndërkombëtare ,,Religjioni dhe dhuna” (16 tetor 2015)

Universiteti Shtetëror i Tetovës, si një qendër e edukimit, kërkimit shkencor dhe debatit të lirë, ka nderin që sot të hapë dyert dhe të jetë nikoqir i një ngjarje shumë të rëndësishme për tematikën që ajo do të trajtojë. Prandaj, kam kënaqësinë që në emër të Universitetit, stafit akademik dhe studentëve, t’Ju uroj mirëseardhje në hapjen solemne të Konferencës shkencore ndërkombëtare “Religjioni dhe dhuna”, që organizohet nga Universiteti ynë, Universiteti i Vjenës dhe Universiteti i Insbrukut.

Shekullin XXI, mendimtarë të njohur e kanë parashikuar si shekull të përplasjeve të mëdha, në të cilin paqja, prosperiteti dhe siguria globale ndjehen të rrezikuara, ndaj na takon neve si bartës të institucioneve arsimore, fetare, kulturore, por edhe të tjerëve, të punojmë së bashku dhe të japim shembullin, modelin e forcimit të diversitetit kulturor, si virtyt i harmonisë ndëretnike, bashkëjetesës fetare dhe ndërfqinjësore.

Të nderuar të pranishëm,
Unë sot, sinqerisht ndjehem i nderuar që bashkë me stafin tim jemi nikoqirë të personaliteteve me renome ndërkombëtare, të cilët do të referojnë për temën e lartpërmendur, por mbi të gjitha besoj se, bashkë me Ju ndjehemi të respektuar sidomos me praninë e përfaqësueseve fetarë, të cilët në kohë paqe dhe trazimesh shoqërore, në etapa të ndryshme të tranzicionit, përulësisht dhe të vendosur, gjithmonë kanë punuar në favor të ngritjes së vlerave të përbashkëta fetare dhe kombëtare.

Religjioni dhe kulturat, edhe pse të ndryshme, përcjellin mesazhin e paqes, mirëkuptimit dhe të zhvillimit, pasi vetë misioni i tyre është jo vetëm hyjnor, por edhe kombëtar.

Këtë që e theksova më lartë, në rastin më të mirë, madje do të thoja unikat, e gjejmë te populli shqiptar, ku mirëkuptimi ndërfetar është një vlerë e jashtëzakonshme për mirëkuptimin midis kulturave e qytetërimeve në shekullin e ndryshimeve të mëdha.

Procesi i globalizimit në kohën që jetojmë është një thirrje për bashkëpunim mes kombeve, që me idetë, mendimin e lirë dhe dijen e njerëzve të japin kontributin e tyre për një drejtim dhe zhvillim sa më të qëndrueshëm shoqëror.
Analiza sociale, sot është çështje aktuale për rajonin tonë dhe më gjerë, por kjo tematikë bëhet edhe më e veçantë për shoqëritë në tranzicion, të cilat synojnë integrimin Euroatlantik dhe zhvillimet e trendeve bashkëkohore globale.

Edhe përkundër sfidave të shumta, sot, shoqëria në mbarë globin e dënon me ashpërsi dhunën kudo që ajo ushtrohet, prandaj vlerësojmë se përmes masave nga më të ndryshmet dhe me përpjekje të vazhdueshme, investimeve në arsim, komunikimit të lirë, si një aktor i rëndësishëm në botën e zhvilluar, do të mundësojnë afrimin e popujve, njohjen me trashëgiminë kulturore, si dhe specifikat e vlerave tjera të rëndësishme për njëri-tjetrin.

Me këtë rast, ne besojmë se kjo konferencë që ka tubuar akademikë, mësimdhënës, punonjës shkencorë dhe përfaqësues të të gjitha komuniteteve fetare, përmes mendimeve të vyera do të kontribuojë për një vizion të ri për mbarë shoqërinë.

Në fund, të gjithë pjesëmarrësve Ju uroj punë të mbarë, bashkëpunim të frytshëm dhe suksese në të ardhmen.

Ju faleminderit!

USHT: Konferenca shkencore: 'Religjioni dhe dhuna'


Në USHT i filloi punimet Konferenca shkencore ndërkombëtare "Religjioni dhe dhuna”

"Religjioni dhe dhuna” është tema e Konferencës shkencore ndërkombëtare që i filloi sot punimet në Universitetin Shtetëror të Tetovës.

Kjo konferencë organizohet në bashkëpunim mes USHT-së dhe dy universiteteve prestigjioze austriake, Universitetit të Vjenës dhe Universitetit të Insbrukut. Në këtë konferencë që do t’i zhvillojë punimet gjatë tri ditëve në hapësirat e USHT-së, do të marrin pjesë studiues shkencorë të kësaj fushe, si dhe shumë mysafirë të ftuar, në mesin e të cilëve do të ketë edhe personalitete fetare nga vendi, rajoni dhe bota.

Në hapjen solemne të punimeve të konferencës ,,Religjioni dhe dhuna”, Rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës, Prof. dr. Vullnet Ameti theksoi se USHT-ja si një qendër e edukimit, kërkimit shkencor dhe debatit të lirë, ka nderin që sot të hapë dyert dhe të jetë nikoqir i një ngjarje shumë të rëndësishme për vetë tematikën që ajo do të trajtojë.

“Unë sinqerisht ndjehem i nderuar që bashkë me stafin tim jemi nikoqirë të personaliteteve me renome ndërkombëtare, të cilët do të referojnë për temën e lartpërmendur, por mbi të gjitha besoj se, bashkë me Ju ndjehemi të respektuar sidomos me praninë e përfaqësueseve fetarë, të cilët në kohë paqe dhe trazimesh shoqërore, në etapa të ndryshme të tranzicionit, përulësisht dhe të vendosur, gjithmonë kanë punuar në favor të ngritjes së vlerave të përbashkëta fetare dhe kombëtare.

Religjioni dhe kulturat, edhe pse të ndryshme, përcjellin mesazhin e paqes, mirëkuptimit dhe të zhvillimit, pasi vetë misioni i tyre është jo vetëm hyjnor, por edhe kombëtar”, tha Rektori i USHT-së, Prof. dr. Vullnet Ameti.

Hapjen e konferencës për së afërmi e ndoqi edhe Ministri i Arsimit dhe Shkencës i Republikës së Maqedonisë, Abdilaqim Ademi. Ai, në fjalën e tij tha se fatkeqësisht, edhe sot bota po vazhdon të tmerrohet nga luftërat e përgjakshme në vendet e lindjes, ku inkriminohen religjionet monoteiste dhe ndasitë e tyre sektare.

,,Shqiptarët janë popull me fat, dhe ndoshta nga të vetmit shembuj pozitiv në botë, që kanë arritur të bashkëjetojnë në një harmoni të paparë me më shumë fe. Kjo madje ishte karakteristikë, edhe në periudhat kur fetë përcaktonin gjithçka në zhvillimin e identiteteve njerëzore”, theksoi Ministri i Arsimit dhe Shkencës i Republikës së Maqedonisë, Abdilaqim Ademi.

Kryetari i Rijasetit të Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë, Reis Ul Ulema, Efendi Sulejman Rexhepi theksoi se të gjitha fetë, të gjithë religjionet, në esencën e vet përmbajnë majën e paqes.

Sipas tij, të gjitha librat e shenjtë përcjellin mesazhe, madje edhe urdhërojnë për paqe, dashuri, mirëqenie, tolerancë e harmoni, dhe sot, pjesa dërmuese e njerëzimit e predikon dhe e pranon mesazhin për paqe. ,,Ne, klerikët e feve, jemi më të thirrurit që të predikojmë paqe dhe të ftojmë në të.

Në kohë paqe na duket sikur ia arrijmë të shtrijmë ndikim mbi besimtarët tanë, por, sapo të shpërthejë ndonjë dhunë apo konflikt, besimtarët na dalin prej dore, apelet tona për qetësi e për paqe, sikur ngelin të shurdhër. Kjo vjen si pasojë e brishtësisë së autoritetit dhe të personalitetit tonë që e ndërtojmë në raport me besimtarët.

Çuditërisht, ka ndodhur kur në kohë luftërash kleri fetar afrohet ndërsa në kohë paqe rrin larg njëri- tjetrit”, deklaroi Reisul Ulema, Efendi Sulejman Rexhepi.

Përfaqësuesi i Kishës Ortodokse të Maqedonisë, Boban Mitevski tha se askush nuk guxon që ta keqpërdor religjionin e tij për interesa personale. ,,Çdo religjion paraqet burim të dashurisë dhe mirësisë, si dhe burim të paqes dhe mirëqenies.

Religjioni asnjëherë nuk duhet të keqpërdoret dhe nuk duhet ushtruar dhunë në emër të fesë. Nuk guxon askush që të keqpërdor religjionin për interesa personale. Në një fjalë krishtere thuhet se kush është zoti dhe thuhet se zoti është dashuria dhe ne njerëzit duhet të reflektojmë dashuri dhe jo dhunë, jo gjëra të këqija, duhet kërkuar falje pasi që kështu na mëson libri ynë i shenjtë”, potencoi përfaqësuesi i Kishës Ortodokse të Maqedonisë, Boban Mitevski.

Po ashtu, në konferencë me fjalë rasti të pranishmëve iu drejtuan edhe Prorektori i Universitetit të Insbrukut, Prof. dr. Wolfgand Meixner, profesori i shkencave islame në Universitetin e Vjenës, Prof. dr. Ednan Aslan, si dhe shumë përfaqësues të bashkësive të tjera fetare nga Republika e Maqedonisë, Republika e Kosovës, Republika e Shqipërisë, si dhe studiues ndërkombëtarë me renome nga shkencat sociale.
USHT: Konferenca shkencore: 'Religjioni dhe dhuna'
USHT: Konferenca shkencore: 'Religjioni dhe dhuna'
USHT: Konferenca shkencore: 'Religjioni dhe dhuna'
USHT: Konferenca shkencore: 'Religjioni dhe dhuna'
USHT: Konferenca shkencore: 'Religjioni dhe dhuna'
USHT: Konferenca shkencore: 'Religjioni dhe dhuna'
USHT: Konferenca shkencore: 'Religjioni dhe dhuna'
USHT: Konferenca shkencore: 'Religjioni dhe dhuna'
USHT: Konferenca shkencore: 'Religjioni dhe dhuna'
USHT: Konferenca shkencore: 'Religjioni dhe dhuna'
USHT: Konferenca shkencore: 'Religjioni dhe dhuna'
USHT: Konferenca shkencore: 'Religjioni dhe dhuna'
USHT: Konferenca shkencore: 'Religjioni dhe dhuna'
USHT: Konferenca shkencore: 'Religjioni dhe dhuna'
USHT: Konferenca shkencore: 'Religjioni dhe dhuna'
USHT: Konferenca shkencore: 'Religjioni dhe dhuna'
USHT: Konferenca shkencore: 'Religjioni dhe dhuna'
USHT: Konferenca shkencore: 'Religjioni dhe dhuna'
USHT: Konferenca shkencore: Religjioni dhe dhuna
USHT: Konferenca shkencore: Religjioni dhe dhuna
USHT: Konferenca shkencore: Religjioni dhe dhuna
USHT: Konferenca shkencore: Religjioni dhe dhuna
USHT: Konferenca shkencore: Religjioni dhe dhuna
USHT: Konferenca shkencore: Religjioni dhe dhuna

Publikuar: 16.10.2015 | 15:59
Lexuar: 961 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime