Tashmë këngëtarja i është kthyer normalitetit dhe po punon për profesionin e saj, ndërsa ka programuar axhendën artistike të muajve të verës, që do të jetë vetëm me koncerte
Këngëtarja Eli Fara po përgatitet të shfaqet në ekran me dy këngë të reja shumë të bukura, në interpretimin e të cilave do të shfaqet shumë në formë. Direkt pas mbylljes së spektaklit të përjavshëm Dancing with the stars, ku këngëtarja kishte partner balerinin Gerd Vaso, ajo ka rinisur aktivitetin si këngëtare me koncerte brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Gjithashtu është kujdesur për një formë të mirë trupore, ndërkohë që gjatë aventurës së kërcimit ku garuan disa artistë shqiptarë për 12 javë, ajo pësoi edhe një incident në prova, duke dëmtuar kaviljen.
Tashmë këngëtarja i është kthyer normalitetit dhe po punon për profesionin e saj, ndërsa ka programuar axhendën artistike të muajve të verës, që do të jetë vetëm me koncerte. Kjo është dhe arsyeja pse Eli, pushimet i ka planifikuar ti shijojë në vjeshtë. Pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës rezidenca e saj ndodhet në Tiranë, ku jeton bashkë me vajzën e saj Marina, studente në një nga universitetet private.
Jeta e saj është mes Tiranës dhe udhëtimeve, kryesisht në Kosovë dhe Greqi, ku publiku e pret shumë mirë, pasi ndihet afër me repertorin e saj. Këngët e albumit të saj Vjeshtë pëlqehen mjaft në koncertet ku ajo shkon, ndaj ajo ka vendosur të bëjë klipe mes tyre.
Këngëtarja korçare, u kthye përfundimisht nga Nju Jorku pak kohë më parë me look tërësisht të ndryshuar, flokët e prera shkurt, ndërkohë që tani shfaqet sësrish me flokë të gjata.