Sipas kësaj oferte, këngëtarja do të realizojë një set me fotografi ekskluzive për kompaninë në fjalë, duke reklamuar produktet e tyre....
Blerand Rexhepi
Këngëtarja e re shkupjane, Adelina Tahiri, dita ditës po shijon me të madhe popullaritetin e saj. Ka edituar një album deri më tani, dhe shumë klipe, ndërsa pas vetes ka shumë pjesëmarje nëpër festivale dhe disa çmime të fituara në to.
Së shpejti këngëtarja pritet të editojë edhe albumin e dytë, në të cilin do të përfshihen këngët më të reja, që Adelina është duke i përgatitur si befasi për fansat e saj, ndërkohë që fitoi edhe çmimin e parë te festivali Çelësi Muzikor.
Përveç shkollimit dhe muzikës që Adelina ka primare, dita-ditës ajo po mer edhe rolin e modeles... Pas paraqitjes si imazh i chipsave Patos vitin e kaluar, këto ditë në adresë të këngëtares ka arritur një ofertë tjetër e majme nga kompania e njohur Swarovski, për të qenë imazh mbrojtës i tyre.
Sipas kësaj oferte, këngëtarja do të realizojë një set me fotografi ekskluzive për kompaninë në fjalë, duke reklamuar produktet e tyre....