E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Komuna e Gostivarit u zgjodh si njëra prej tre komunave ku OSBE-ja vendosi të financojë implementimin e këtij projekti që është obligim ligjor i të gjitha institucioneve në Republikën e Maqedonisë
Komuna e Gostivarit dhe OSBE nënshkruan memorandum bashkëpunimi
Kryetari i komunës së Gostivarit Nevzat Bejta dhe zëvendës shefja e misionit të “OSBE” në Shkup, Mariane Berec, me një ceremoni rasti të mbajtur në Komunën e Gostivarit, nënshkruan memorandum për bashkëpunim për implementimin e projektit “promovim të qeverisjes së mirë në administratën publike sipas parimeve të Marrëveshjes së Ohrit.

Me dokumentin e nënshkruar, OSBE-ja dhe Komuna e Gostivar do të bashkëpunojnë për qëllim të implementimit të aktiviteteve të parapara në projektin e quajtur “CAF”, korniza për vlerësim të përbashkët.

Komuna e Gostivarit u zgjodh si njëra prej tre komunave ku OSBE-ja vendosi të financojë implementimin e këtij projekti që është obligim ligjor i të gjitha institucioneve në Republikën e Maqedonisë.

“CAF”, korniza për vlerësim të përbashkët, është vazhdimësi e implementimit të “ISO”, standardeve. Në kuadër të projektit janë parapare punëtori për këshilltarët dhe administratën.

Grupi punues i përbërë prej përfaqësuesve të Komunës është duke punuar në të gjitha kriteret sipas ‘CAF” dhe deri në nëntor duhet ta përgatis strategjinë për dy vitet e ardhshme të veprimit (përmirësimit) të punës në Komunë.

Pas nënshkrimit të memorandumit, kryetari Bejta dhe ambasadorja Berec vizituan zyrat e Këshillit Rinor të Komunës së Gostivarit.


Publikuar: 20.10.2015 | 12:29
Lexuar: 797 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime