E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në fjalën e tij përshëndetëse, siç njofton Sektori për marrëdhënie me opinionin pranë Ministrisë së Arsimit, Ademi ka theksuar se me dhënien e këtij titulli akademik Krasniqit, UPT nuk ka nderuar vetëm akademikun, por ka nderuar të gjitha institucionet ku është arsimuar dhe punon.
Ademi në Tiranë në ceremoninë e dhënies së titullit
Ministri i Arsimit dhe Shkencës i Republikës së Maqedonisë, Abdilaqim Ademi, me ftesë të rektorit të Universitetit Politeknik të Tiranës (UPT), sot ka marrë pjesë në ceremoninë e dhënies së titullit "Doctor Honoris Causa" të akademikut nga Kosova, Fejzullah Ibrahim Krasniqit.

Në fjalën e tij përshëndetëse, siç njofton Sektori për marrëdhënie me opinionin pranë Ministrisë së Arsimit, Ademi ka theksuar se me dhënien e këtij titulli akademik Krasniqit, UPT nuk ka nderuar vetëm akademikun, por ka nderuar të gjitha institucionet ku është arsimuar dhe punon.

"Me vjen mirë që më bëtë pjesë të kësaj ceremonie ku i jepet titulli Doktor Honoris Causa Akademik Fejzullah Krasniqit. Ndjehem i nderuar, sepse ky titull i jepet akademik Krasniqit nga një Universitet i njohur nga Shqipëria, Universiteti Politeknik i Tiranës, ku edhe unë kam kryer studimet. Akti që akademik Krasniqi, ka lindur në Kosovë, por karrieren akademike e ka të zhvilluar në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni si dhe se këtë titull e merr me motivacionin edhe të ngritjes së kuadrit të ri të inxhinierëve shqiptarë, flet që Ju nuk keni nderuar vetëm akademikun Krasniqi, por të gjithë institucionet ku ai është arsimuar dhe po punon aktualisht, pra me këtë akt Ju keni nderuar edhe institucinet e arsimit të shqiptarëve të Maqedonisë", ka thënë mes tjerash Ademi në fjalimin e tij para të pranishmëve në amfiteatrin e UPT

Publikuar: 20.10.2015 | 16:51
Lexuar: 945 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime