E hënë, 19.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Gjithashtu, Hoxhaj ka folur edhe për vlerën e modës në shtetin shqiptar dhe ka dhënë idetë e tij për ndryshimin e gjendjes së kësaj fushe.
Endrit Hoxhaj: Moda në Shqipëri po rrezikohet si pasojë e mos profesionalizmit dhe mashtrimeve






Endrit Hoxhaj është njëri nga personazhet më të rëndësishëm në Shqipëri sa i përket botës së modelimit dhe fashion në përgjithësi. Ai në një intervistë për gazetën Tribuna ka treguar angazhimet e tij aktuale dhe për planet në të ardhmen. Gjithashtu, Hoxhaj ka folur edhe për vlerën e modës në shtetin shqiptar dhe ka dhënë idetë e tij për ndryshimin e gjendjes së kësaj fushe.

Endrit të njohim si një nga njerëzit më me rëndësi të fushës së modës në Shqipëri, më thuaj me çka po merreni aktualisht?

Të rëndësishëm njeriun e bëjnë veprat që bën jo mendimet që jep. Sot në tregun shqiptarë të modës ka shumë nga ata që janë të “rëndësishëm” pasi janë ata që prishin tregun dhe po e bëjnë modën të duket si diçka banale. Sapo jam kthyer nga Gjermania ku dy modelet e mia Nertila Kapaj & Erlinda Deda fituan me meritë përfaqësimin e Shqipërisë në ‘Miss Intercontinental’. Aktualisht po merrem dhe po fuqizoj lidhjet e mia më botën e modës jashtë dhe brenda vendit për të rritur nivelin e modës dhe në këtë formë largojmë konkurrentet e pa ndershëm.

E thashë që ka kohë që merreni me modë, më thuaj sa ka ndryshuar bota modës nga atëherë deri më tash?

Është e vërtetë që kam shumë kohë në treg dhe për me tepër kam pasur shumë agjenci nën pronësi i kam ngritur dhe i kam shitur. Tregu i modës në Shqipëri po vjen duke rënë në vend që të rritet këto arsyet janë të shumta. Bizneset nuk kanë me besim pasi janë shtuar shumë mashtrues të cilët premtojnë evente, kontrata, famë të madhe dhe nuk bëjnë asgjë. Tregu ka rënë për shkak të mos besueshmërisë që organizatoret dhe agjensitë japin në vend. Shumë vajza mashtrohen shumë biznese mashtrohen por mbi te gjitha dhe stilistet janë të pakët në Shqipëri të cilët luajnë një rol të rëndësishëm në këtë industri.

Sipas teje, çka duhet bërë që të kemi zhvillim më të madh të modës në Shqipëri?

Kemi punuar shumë për ta ngritur tregun shqiptarë në nivele evropiane por është e vështirë për shkak të atyre që unë thash më sipër. Industria e modës zhvillohet me shumë ku stilistet mos të marrin vajzat e veta apo shoqet e t’i përdorin si modele në prezantimin e punimeve të tyre. Kur televizionet dhe studiot e produksionit të marrin modele të agjencive dhe t’i paguajnë me orë pune dhe në bazë të vlerës që ka produkti që reklamojnë dhe jo të marrin vajza në rrugë apo konviktore. Ndryshon kur organizatoret që punojnë të bashkuar për të arrit në nivele më të mira. Ndryshon kur revistat e TV mos të reklamojnë produkte (modele) në bazë të lekut që marrin por vlerës dhe të mirës që sjellin për publikun. Unë po luftojë shumë për ndryshimin dhe zhvillimin e modës shqiptare ashtu si në fillimet e mia dhe po ja arrijmë. Ndërmjetësimi me bizneset dhe agjencitë në Evropë me ka mësuar se si mund të ndryshohet dhe zhvillohet industria e modës duke punuar ndershmërisht.

Shpeshherë ish modelët thonë se agjencionet e modës përfitojnë në kurriz të modelëve, sa pajtoheni ju më këtë?

Nuk pajtohem fare me këtë lloj justifikimi që modelë të ndryshëm e përdorin për shkak se mënyra se si kanë arritur deri aty është e pandershme dhe normalisht ata se gjejnë veten në asnjë aspekt të denjë për modë! Modelët sot në gjithë Shqipërinë punojnë pa kontrata këtë e tregon dhe agresiviteti që tregojnë agjensitë e modës kur një modele arrin diçka të gjithë thonë është e imja dhe gjithë kanë “kontrata” me të. Modelët do pranoja të ankoheshin për pagesat asgjë tjetër sepse asgjë agjenci nuk i merr me zor asnjë producent nuk e reklamo me zor etj etj. Modelet sot s’janë të tilla pasi 70% e vajzave shqiptare thonë se janë modele (qesh) atëherë kuptohet dhe tregu dhe tendenca për të qenë e para dhe mënyra se si arrihet. Unë të gjitha këto modelë që ankohen do iu thosha që jemi të hapur për çdo lloj bashkëpunimi për të pas një treg të mirë dhe do bëja dhe këtë: do pranoja çdo lloj debati televiziv me çdo kënd për të nxjerr në pah të gjitha të mirat e të këqijat që sjellin të gjithë faktorët kyçur në këtë industri.

Cilat janë planet në të ardhmen sa i përket botës së fashion?

Planet janë të shumta dhe konkrete për ndryshimin dhe arritje më të mëdha në modën shqiptare. Jemi shqiptarë në fund të botes të shkojmë nuk ndihemi si në vendin tonë e ndaj duhet luftuar që Shqipëria të bëhet një vend më i bukur dhe më i jetueshëm në çdo aspekt. Mendoj që së shpejti me bashkëpunëtorë të medieve dhe modës në Shqipëri do sjellim në jetë një projekt multifunksional dhe multinivelë që do jetë më e mira e mundshme për tregun vendas dhe atë të Diasporës. Modës shqiptare i mungojnë shumë gjëra duke nisur nga Albania Fashion Week, Media fashion etj. Urojmë dhe çdo kush mund të jap kontributin e tij që këto të arrihen sa më shpejt pasi që do i sjellim në jete do i sjellim.

Na fol pak për jetën tënde dhe vendlindjen?

Jeta ime është e bukur falë gjithë njerëzve që me rrethojnë dhe që unë i dua shumë. Shumicën e kohës e kalojë në Shqipëri dhe pranë familjes time që pa to nuk do ishte asgjë e mundur pasi ata më kanë mësuar si të jem ky që jam. Qyteti im me i preferuar është Tropoja vendlindja ime është vendi për të cilin unë nuk flas dot pasi me duket sikur flas mirë për veten time.

Publikuar: 25.10.2015 | 15:45
Lexuar: 651 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime