E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nuk ka një shpjegim të saktë mjekësor për sindromën tetra-amelia të australianit por megjithatë është befasuese se ai arrin të kryejë aktivitete si të gjithë të tjerët.
Historia emocionuese e Nick, jeta e 32 vjeçarit pa gjymtyrë
Nick Vujicic ëshjtë 32 vjeçari i lindur pa këmbë dhe duar i cili ka mbushur me shpresë dhe ka prekur zemrat e shumë njerëzve kudo në botë.

Nuk ka një shpjegim të saktë mjekësor për sindromën tetra-amelia të australianit por megjithatë është befasuese se ai arrin të kryejë aktivitete si të gjithë të tjerët.

Vujicic i lindur në Melbourne të Australisë tashmë president i fushatës sensibilizuese “Attitude is Altitude” në Los Anxhelos , ka një mini- gjymtyrë të vogël në anën e majtë të belit që e ndihmon të ruajë ekuilbrin.

“Doktorët më thanë se nuk mund të eci dot kurrë por shihni, jam duke ecur,”- shprehet ai teksa qesh.

Ai mund të shkruajë në kompjuter , të kapë sende , të luajë me top dhe mbi të gjitha është një notar i shkëlqyer.

“Ishte e papritur për prindërit e mi që fëmija i tyre i parë të lindte pa gjymtyrë. Kur mjekët më panë nuk kishin asnjë shpjegim.

Edhe tani mbetet një mister. Ishte jashtëzakonisht shumë e vështirë në vitet e para të fëmijërisë, madje dhe në moshën e adoleshencës, kur përpiqesha të bindesha se nuk është vendimtare nëse ke apo nuk ke gjymtyrë, sa miq ke.

Por me kalimin e kohës kuptova se bota është ndryshe dhe nuk kam nevojë të jem dikush që nuk jam por të jepja më të mirën time” thotë Nick në një intervistë për BBC.

Videot tregojnë momentet se si Nick , megjithëse me aftësi të kufizuara e shijon jetën e tij në maksimum.

“Shumë njerëz kur njohin dikë që ka arritur sukses shpesh herë harrojnë që e kanë nisur nga zero.Mos kini frikë të provoni , punoni dhe mos kini turp nga asgjë.

Asnjëherë nuk i dihet se kë mund të frymëzoni.” – thotë Vujcic për BBC.

Publikuar: 26.10.2015 | 17:42
Lexuar: 690 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime