E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në të njëjtën kohë, njoftojnë se komuna dhe këshillet prindërore të shkollave, me kërkesë të përbashkët do t'i drejtohen Qeverisë së RM-së për të marrë naftë për ngrohje.
Zgjidhet problemi me energjinë elektrike për shkollat fillore në Kërçovë










Kryetari i komunës së Kërçovës Fatmir Dehari sot ka arritur marrëveshje me ndërmarrjen EVN për lëshimin e energjisë elektrike, në mënyrë që të mundësohet zhvillimi i procesit të rregullt mësimor në shkollat ​​fillore në qytet.

Situata me ndërprerjen e energjisë elektrike në shkollat ​​fillore në Kërçovë, ishte një shqetësim i madh jo vetëm për prindërit dhe nxënësit që ndjekin mësimin në SHF "Sande Shterjoski", SHF "Kuzman J.Pitu" dhe në SHF "Dr. Vladimir Polezhinoski" por edhe për komunën.

Përpjekjet hasën në mirëkuptim dhe nga sonte në të gjitha tre objektet, energjia elektrike normalisht do të funksionojë, ndërsa borxhet e papaguara, përsëri do t'i ndërmerrë komuna e Kërçovës, njoftojnë nga Sektori për Marrëdhënie me Publikun pranë Komunës së Kërçovës.

Në të njëjtën kohë, njoftojnë se komuna dhe këshillet prindërore të shkollave, me kërkesë të përbashkët do t'i drejtohen Qeverisë së RM-së për të marrë naftë për ngrohje.

Publikuar: 26.10.2015 | 18:21
Lexuar: 731 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime