E hënë, 19.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ky tekst shpesh herë është përshkruar si narativ shokues i moralit në kohën e imoralit, portret skenik unik për brezin e dehumanizuar të të rinjve, të shkatërruar për shkak të keqpërdorimit social dhe ekonomik.
Festivali Ndërkombëtar Teatral


Me shfaqjet teatrale "Shoping dhe faking" nga Kosova dhe "Fundi i dashurisë" nga Sllovenia, sonte në skenën e Qendrës Kulturore Rinore në Shkup, do të fillojë edicioni i nëntë i Festivalit Ndërkombëtar Teatral "Skupi festival".

Teksti i njohur "Shoping dhe Faking" i Mark Racenhil është drama e parë në historinë e teatrit që u bë e njohur për titullin e saj. Është shkruar në vitin 1996, si pjesë e lëvizjes teatrale "In your face theater". Është përkthyer në disa gjuhë, ndërsa regjisori Fatos Berisha për herë të parë e ka vendosur në skenë në gjuhën shqipe si bashkëprodhim të Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe UrbanTeatër Prishtinë.

Ky tekst shpesh herë është përshkruar si narativ shokues i moralit në kohën e imoralit, portret skenik unik për brezin e dehumanizuar të të rinjve, të shkatërruar për shkak të keqpërdorimit social dhe ekonomik.

"Fundi i dashurisë" i regjisorit Ivica Buljan në bashkëprodhim me Mini Teatër dhe Skena vendore Ptuj -Slloveni (Mestno gledalishte Ptuj-Slloveni) dhe Baza Zadar-Kroaci, është një dramë emocionale për fundin e dashurisë të një çifti i cili tenton që ta përfundojë historinë e tyre.

Publikuar: 27.10.2015 | 15:01
Lexuar: 697 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime