E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Udhëtimi përfshinte vendet më të bukura përgjatë bregdetit shqiptar duke nisur që nga Durrësi, Manastiri i Ardenicës, Apolonia, Vlora, Orikumi, Porto Palermo, etj. Kjo guidë u sponsorizua nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe “Taçi Oil”.
Njė guidė turistike pėrgjatė bregdetit shqiptar





Mundësitë argëtuese dhe bukuritë që ofron natyra në Shqipëri

Vendi ynë ka çelur zyrtarisht sezonin e ri turistik. Pikërisht në këtë kuadër, në çdo qytet bregdetar, kohët e fundit janë zhvilluar aktivitete të ndryshme nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës. Për ti dhënë mirëseardhjen sezonit turistik dhe turistëve, jo vetëm të huaj por edhe atyre shqiptarë që jetojnë jashtë kufijve, Ministria e Kulturës nën kujdesin e veçantë të ministrit Ferdinand Xhaferri, organizoi ditën e shtunë një udhëtim dy ditor për mediat në bregdetin shqiptar me pikëqëndrim në Vlorë.

Udhëtimi përfshinte vendet më të bukura përgjatë bregdetit shqiptar duke nisur që nga Durrësi, Manastiri i Ardenicës, Apolonia, Vlora, Orikumi, Porto Palermo, etj. Kjo guidë u sponsorizua nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe “Taçi Oil”.

Mediat u shoqëruan edhe nga përfaqësues të Ministrisë së Kulturës dhe në veçanti nga Drejtori i marrëdhënieve me jashtë, Enver Bytyçi, Brikena Janin, specialiste e turizmit në Ministrinë e Kulturës si dhe nga shefja e marrëdhënieve me publikun, Irena Prici, e cila u kujdes për çdo detaj të udhëtimit dhe që arriti që me një punë tepër rigoroze dhe serioze ta bënte një udhëtim mjaft të këndshëm. Gjithashtu ky udhëtim u nderua edhe me praninë e Nikolla Lenës, drejtor i përgjithshëm i artit dhe kulturës, Mimoza Sofrani, drejtoreshë e artit dhe kulturës si dhe nga Gëzim Halili specialist në drejtorinë e trashëgimisë Kulturore të MTKRS.

Një guidë turistike përgjatë bregdetit shqiptar
Turistët, të interesuar jo vetëm për monumentet e Shqipërisë, por dhe lulet e breshkat.

Gjatë udhëtimit dhe ndalesave të shumta nëpër pikat e veçanta të turizmit shqiptar nuk mund të mos përmendet Apolonia. Një vend jo vetëm shumë mbresëlënës nga bukuria që mbart, por edhe nga historia mijëvjeçare që mban mbi shpatulla. Megjithëse herët aty shikoje turistë të huaj edhe shqiptarë. Ajo çka e plotësonte të gjithë mrekullinë dhe kënaqësinë e syrit, e plotësonte më së miri edhe mikpritja e specialistëve të turizmit të cilët ishin edhe ciceronët e vendeve monumentale. Për çdo turist ata përcillnin jo vetëm historinë dhe kulturën e vendit të tyre por edhe një dëshirë për tu rikthyer aty.

Admir Xhelaj ishte ciceroni i cili na foli për historinë e Apolonisë. Ndër të tjera ai tha se, “fluksi më i madh i turistëve ishte në periudhën maj-shator, me turistë nga e gjithë bota. Vizitorët më të shumtë janë evropianë dhe nuk la pa përmendur edhe japonezët të cilët ishin të interesuar jo vetëm për monumentet por edhe për lulet dhe breshkat”, tha ai. Ai tha se, ”të ardhurat vjetore kanë ardhur në rritje me rreth 1,5 milion lekë të reja. Ndërsa numri i turistëve në dy vitet e fundit është rritur me 200 për qind”.

Vlora, qyteti me dy dete

E pamohueshme në bukurinë e saj bregdetare, Vlora, edhe këtë vit ka hapur dyert për vizitorët turistikë nga i gjithë vendi.Të shumtë janë ata që e njohin ndryshe si qyteti me dy dete. Lagur nga Adriatiku dhe Joni, në këtë zonë, ke mundësi të shumta për të zgjedhur vendin ku preferon të marrësh rreze, të pushosh e të dëfresh mbrëmjeve. Një qytet që njeh pushues në çdo stinë, ku bregdeti ka çfarë të ofrojë përgjatë gjithë gjatësisë së tij. Ashtu, si edhe vitin e kaluar, bregdeti i Jugut të Shqipërisë, është mjaft i frekuentuar dhe i pëlqyeshëm edhe për pushuesit nga Kosova e Maqedonia, ku tashmë me qindra automjete me targa të këtyre vendeve, përshkojnë këto ditë rrugët e bregdetit vlonjat.

Pushuesit shprehen të kënaqur mbi atë çka ofron bregdeti, por edhe akomodimi në qytetin e Vlorës. Edhe këtë vit duket se Vlora do të jetë një nga pikat e preferuara për pushuesit, duke u renditur kështu në një ndër zonat bregdetare më të frekuentuara në Shqipëri.

Një guidë turistike përgjatë bregdetit shqiptar
Numri i vizitorëve në 2009,10 për qind më i lartë se një vit më parë

Sipas organeve kompetente të turizmit nuk mund të mos vihet re rritja në numër e turistëve jo vetëm Shqiptarë por edhe të huaj. Sipas të dhënave të fundit nga MTKRS, numri i përgjithshëm i vizitorëve në Shqipëri për periudhën janar-qershor 2009 është rreth 951495 persona. Këtu përfshihen: -Vizitorë të huaj janë 522197 nga të cilët 13384 janë vizitorë ditorë (ekskursionistë) ndërsa 508813 janë vizitorë me netëqëndrime(turistë).

Vizitorë me nënshtetësi shqiptare të cilët janë rezidentë në vende të ndryshme janë rreth 429298 persona. Periudha janar-qershor 2009 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ka patur një rritje 10për qind dhe në krahasim me vitin 2005 rritja është afërsisht 2.4 herë. Me rrugë tokësore kanë hyrë 71 për qind e vizitorëve, 19 për qind me rrugë ajrore dhe 10 për qind me rrugë detare.

Sipas qëllimit të udhëtimit për periudhën janar-prill raporti në përqindje është 82 për qind për pushime, 5 për qind biznes, 3 për qind vizitorë ditorë dhe 10 për qind të tjerë. Për këtë periudhë numrin më të madh të turistëve e bëjnë evropianet 92 për qind, më pas amerikanë, aziatikë dhe të tjerë me respektivisht 5 për qind, 2 për qind dhe 1 për qind.

Publikuar: 29.06.2010 | 14:13
Lexuar: 2692 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
tea (02/12/2010 21:27:28) I LOVE YOU VLORA
muti (06/02/2011 19:19:43) uuuuuuuuuaaaaaaaaaaaa sa interesante eshte shqiperia dhe nje nder ventet mahnitese per sa i perket bukurive natyrore.duhet te jemi krenare.

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime