E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Tema kryesore e punëtorisë është sfidat e reja të sigurisë në botë, veçanërisht të lidhura me krizën aktuale me emigrantët të cilët vijnë nga vendet krizë të Azisë dhe Afrikës në Evropë dhe roli i shoqërisë civile
Sfidat aktuale të sigurisë – tema për debatin profesional në Komunën e Çairit

Sot dhe nesër (28 dhe 29 tetor 2015) Komuna e Çairit do të jetë nikoqir i punëtorisë për “Shoqëritë civile dhe sfidat bashkëkohore të sigurisë” në organizim të Institutit të studimeve ndërkombëtare dhe politike, ku ligjërues kryesor është profesoresha Sesile Brain nga Franca.

Tema kryesore e punëtorisë është sfidat e reja të sigurisë në botë, veçanërisht të lidhura me krizën aktuale me emigrantët të cilët vijnë nga vendet krizë të Azisë dhe Afrikës në Evropë dhe roli i shoqërisë civile dhe mediumeve në krijimin e pasqyrës së qartë të këtyre sfidave, si dhe gjetja e mënyra për zgjidhjen e tyre më efikase.

Duke ju falënderuar mundësisë unikate që Komuna e Çairit të jetë nikoqir e një debatit të tillë profesional, Kryetari i Komunës Izet Mexhiti potencoi se „Këshilla që duhet të nxirret nga kriza aktuale e cila solli qindra mijë familje që braktisin shtëpitë e tyre dhe të drejtohen drejt një rruge të panjohur, gjatë dhe të rrezikshme drej Evropës perëndimore është se duhet të ndërtojmë shoqëri inkluzive të cilët do ti vlerësojnë të drejtat e njeriut ato individuale dhe kolektive dhe ofrojnë perspektiva të reja për zhvillim, krijojnë më shumë vende të punës dhe standard më të mirë të jetës për njerëzit.

Në të kundërtën ekziston mundësi e madhe që kriza që tani pothuajse është shumë larg nga ne, shumë shpejt të vjen edhe në vendet tona” tha Mexhiti në fjalimin përshëndetës gjatë hapjes së punëtorisë.
Pjesëmarrësit e punëtorisë i përshëndeti edhe drejtori i Institutit për studime politike dhe ndërkombëtare, prof. dr. Ylber Sela, i cili si një shembull të shkëlqyer për veprimin preventiv te institucioneve, e tregoi bashkëpunimin dhe përkrahjen që Komuna e Çairit e siguron për organizatat e qytetarëve që funksionojnë në territorin e saj.

“Për një kapërcim më efikas të sfidave bashkëkohore të sigurisë, është e nevojshme një përpjekje e përbashkët dhe e koordinuar e sektorit qytetar, vetëqeverisjes lokale dhe asaj qendrore si dhe përfshirjen e kapaciteteve të cilat ekzistojnë në qarqet profesionale, arsimore dhe shkencore”, është decid prof, dr. Sela, duke vënë në pah edhe angazhimin e profesoreshës Brain nga Franca si një shembull i shkëlqyeshëm në drejtim të shkëmbimit të përvojave dhe njohurive në zgjidhjen e sfidave aktuale shoqërore të cilat gjithashtu kanë ndikim edhe në jetën e bashkësive lokale.
Sfidat aktuale të sigurisë – tema për debatin profesional në Komunën e Çairit
Sfidat aktuale të sigurisë – tema për debatin profesional në Komunën e Çairit

Publikuar: 28.10.2015 | 14:03
Lexuar: 729 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime