E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Qëllimi i këtij bashkëpunimi është që t'ju mundësojë gjithnjë e më tepër nxënësve të shkollave të mesme dhe të rinjëve të papunësuar prej moshës 15 e deri në moshën 27 vjeçare aftësi për punësim.
Vazhdon bashkëpunimi i MASH-it me Rrjetin YECC dhe USAID -in

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi, sot nënshkroi Aneks të Memorandumit për bashkëpunim dhe mirëkuptim me drejtorin e Rrjetit YECC, Gjorgji Kushevski dhe me USAID-in.

Sipas njoftimit ministror, Ademi theksoi se me nënshkrimin e këtij dokumenti konfirmohet bashkëpunimi i suksesshëm me Rrjetin YECC i cili funksionon më shumë se pesë vjet.

Qëllimi i këtij bashkëpunimi është që t'ju mundësojë gjithnjë e më tepër nxënësve të shkollave të mesme dhe të rinjëve të papunësuar prej moshës 15 e deri në moshën 27 vjeçare aftësi për punësim.

"Për këto pesë vite janë hapur më shumë Qendra për karrierë, të cilat funskionojnë në shkollat e mesme në shumë komuna në Republikën e Maqedonisë, ku më shumë se 180 mësimdhënës u trajnuan të zbatojnë Këshillim për karrierë. Programi Këshillimi për karrierë, siç është i njohur tani më për të gjithë, paraqet një sistem të këshillimit për karrierë për nxënësit e shkollave të mesme. Ky këshillim ndihmon nxënësit t'i identifikojnë interesat e tyre, duke marrë parasysh aftësitë dhe mundësit e tyre në tregun e punës, të përgatitin plan individual për karrierë dhe të sjellin vendim të arsyeshëm për zgjedhjen e tyre", thotë Ademi.

Ai njoftoi se nga ky program deri më tani kanë përfituar 287 nxënës përmes Këshillimit individual për karrierë dhe 565 nxënës të cilin e ndjekin gjatë orëve të lira.

Ndihmën të cilën në lëmin e arsimit do ta sigurojë Rrjeti YEEC në disa komuna të përzgjedhura në Republikën e Maqedonisë do të përbëhet nga zhvillimi i programit për përgatitjen për punësim për shkollat e mesme për të ndihmuar të rinjtë të gjejnë punë dhe ta mbajnë punën, përshtatjen e tyre për inkluzivitetin ( përfshirjen) e nxënësve me nevoja të veçanta arsimore në shkollat e mesme publike dhe implementimi nëpër shkolla për nxënësit me nevoja të veçanta arsimore.

"Gjithashtu do të përgatitet dhe zbatohet Programi për mësim përmes angazhimit të shkollave për trajnimin dhe arsimimin profesional të nxënësve si dhe përshtatjes së tyre për inkluzivitetin e nxënësve me nevoja të veçanta arsimore nëpër shkollat e mesme publike, me qëllim që të sigurohet praktikë, ndërmarrje (sipërmarrje) për nxënësit, mbikqyrjen e vendit të punës, vizita të kompanive etj, me qëllim që të fitohet përvojë e vërtetë pune për të rinjtë", tha Ademi.

Ademi shtoi se do të themelohen Qendra të reja për karrierë në 52 shkolla, prej të cilave katër shkolla për nxënësit me nevoja të veçanta arsimore, tre në Shkup dhe një në Shtip.
Vazhdon bashkëpunimi i MASH-it me Rrjetin YECC dhe USAID -in
Vazhdon bashkëpunimi i MASH-it me Rrjetin YECC dhe USAID -in

Publikuar: 29.10.2015 | 14:31
Lexuar: 692 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime