E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Oda dibrane" në gjuhën popullore simbolizon dhomën e pritjes së mikut, ajo është simbol i vatrës së besës e bujarisë, qëndresës e trimërisë shqiptare.
Sonte fillon Festivali









Nata e parë e Festivalit tradicional të Këngës "Oda dibrane", që sivjet po mbahet për të 21-ën herë me radhë në Dibër do të fillojë në orën 19:00, ndërkaq paradë e veshjeve kombëtare, gjegjësisht parakalimi, do të bëhet në rrugën kryesore të Dibrës, në orën 17:00, në këtë event marrin pjesë ansamble nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Presheva dhe Maqedonia.

Hapjen e këtij festivali do ta bëjë kryetari i Komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata, dhe kryetari i Bashkisë së Peshkopisë, Shukri Xhelili. Festivali i Këngës Folklorike dhe Alegorisë “Oda Dibrane” do të vazhdojë edhe për dy net të tjera në qytetin e Peshkopisë.

Ndërkaq, në Peshkopi hapet ekspozita me piktura e piktorit, Zaim Elezi, dhe “Panairi i librit të autorëve që kanë shkruar për Dibrën” dhe “Libri i autorëve dibranë”, të dyja këto do të mbyllen pas përfundimit të festivalit "Oda dibrane".

"Oda dibrane" në gjuhën popullore simbolizon dhomën e pritjes së mikut, ajo është simbol i vatrës së besës e bujarisë, qëndresës e trimërisë shqiptare.

Publikuar: 29.10.2015 | 15:00
Lexuar: 756 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime